Me shpronësimin e tokës në Palasë, Edi Rama shpëtoi veten
4 Shtator, 16:52Fokus

Zjarri në Ulëz vijon prej tre ditësh jashtë kontrollit, duke përfshirë zonën e Lundrës dhe masivin pyjor të Trodhenit. Gjatë natës, flakët janë përhapur edhe në Madhesh, duke rrezikuar fermat dhe bagëtitë e banorëve.
Në një prej fermave ndodhen rreth 250 lopë, si dhe dele, dhi e koshere bletësh. Banorët raportojnë se disa kafshë janë zhdukur që prej nisjes së zjarrit.
Pavarësisht ndërhyrjes së forcave në terren dhe një helikopteri, flakët vijojnë të jenë të pakontrolluara. Qindra hektarë pyje raportohet se janë djegur, ndërsa zjarri po përparon drejt Krujës.
Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente dhe angazhim të më shumë mjeteve ajrore.