Xhelal Mziu, deputeti i PD në Qarkun e Dibrës ka sjellë në vëmendje shifrat që sipas tij zhbëjnë propagandën me ‘Shqipërinë turistike”, pasi qytetarët shqiptarë nuk kanë ushqim në tavolinë. Mziu thekson se një vend nuk matet me fasadat e pushtetit, por me mirëqenien e qytetarëve të tij. Ja reagimi i plotë: Një në tre shqiptarë përballet me pamjaftueshmëri ushqimore!
Rreth 1 milion shqiptarë, ose mbi 33% e popullsisë, përballen me pasiguri ushqimore, sipas të dhënave të OKB-së.
Ndërsa qeveria flet për “sukses”, “rritje” dhe “Shqipërinë turistike”, miliona euro hidhen në fasada, luks dhe propagandë.
Por në Shqipërinë reale, një në tre qytetarë nuk e ka të sigurt ushqimin në tryezë.
Çmime të larta.Paga e pensione të ulëta.Varfëri dhe pabarazi.Të rinj që largohen çdo ditë. Kjo është Shqipëria që propaganda nuk e tregon!Një vend nuk matet me fasadat e pushtetit, por me mirëqenien e qytetarëve të tij.Kur një në tre shqiptarë përballet me pasiguri ushqimore, nuk kemi sukses për të festuar. Kemi një dështim për të korrigjuar!





















