Aksidenti në aksin Elbasan-Peqin, kamionçina përplaset me autobusin përfundoi në kanal, pasagjerët në panik dalin në rrugë. Ambulanca në vendngjarje

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Elbasan-Peqin, në zonën e Përparimit.

Një kamionçinë është përplasur me një autobus, ndërsa përplasja ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në të dyja mjetet.

Sigal

Nga të dhënat e para ende nuk ka informacion të konfirmuar për persona të lënduar.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet përkatëse, ndërsa pritet që të zbardhen rrethanat dhe dinamika e aksidentit. Autoritetet kanë nisur veprimet për përcaktimin e shkaqeve të përplasjes.