Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Plagoset me mjet prerës 26-vjeçari në Tiranë, shoqërohet i dyshuari

    Skandal në derbin serb, tifozët nderojnë Ratko Mlladicin me një minutë heshtje

    20 vatra zjarri në 24 orë, 11 aktive/ Ministria e Mbrojtjes publikon bilancin e situatës

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Zbardhen 2 raste zjarrvënieje në Durrës, 3 të arrestuar! U dogjën dhjetëra hektarë tokë
    Aktualitet

    Zbardhen 2 raste zjarrvënieje në Durrës, 3 të arrestuar! U dogjën dhjetëra hektarë tokë

    September 5, 2026
    Zbardhen 2 raste zjarrvënieje në Durrës, 3 të arrestuar! U dogjën dhjetëra hektarë tokë

    Tre persona janë arrestuar për dy raste zjarresh në Ishëm dhe Shijak. Në pranga kanë rënë Ilir Rika, Reshit Jaheshi dhe Shaban Domi, të dyshuar për shkaktimin e zjarreve që dogjën dhjetëra hektarë tokë, qindra pemë frutore e ullinj, si dhe dëmtuan rrjetin elektrik.

    Në rastin e Ishmit, sipas Policisë, Ilir Rika, 48 vjeç, dhe Reshit Jaheshi, 59 vjeç, po prisnin tuba hekuri me një mjet prerës elektrik, të njohur si “gur fresibël”, në banesën e një personi tjetër. Shkëndijat e krijuara gjatë prerjes dyshohet se kanë ndezur zjarrin, i cili më pas doli jashtë kontrollit dhe u përhap në tokat bujqësore përreth. Si pasojë, u dogjën dhjetëra hektarë tokë, qindra pemë frutore dhe ullinj.

    “Shërbimet e Policisë, pas marrjes së njoftimeve për dy raste zjarri në territorin e Durrësit, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe shkuan në ndihmë të shërbimeve zjarrfikëse për vënien nën kontroll dhe shuarjen e flakëve. Në lidhje me zjarrin e rënë në një sipërfaqe toke bujqësore në fshatin Ishëm, nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasit I. R., 48 vjeç, dhe R. J., 59 vjeç, banues në Sukth, Durrës, gjatë kohës që ndodheshin në banesën e shtetasit S. L., në fshatin Ishëm, duke prerë tuba hekuri me gur fresibël, dyshohet se, si pasojë e shkëndijave të krijuara, kanë shkaktuar zjarrin.

    Zjarri më pas është përhapur në sipërfaqen bujqësore përreth, duke përfshirë dhjetëra hektarë tokë, qindra pemë frutore dhe ullinj. Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve I. R. dhe R. J., për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. Gjithashtu, u identifikua dhe u arrestua shtetasi Sh. D., 44 vjeç, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në fshatin Rreth, Shijak, ku, si pasojë, janë djegur tela të rrjetit elektrik dhe sipërfaqe me bimësi. Materialet procedurale për të dyja rastet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Shkatërrimi i rrjetit elektrik”, njofton Policia. 

    3 të arrestuar Durrës Zbardhen 2 raste zjarrvënieje
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Plagoset me mjet prerës 26-vjeçari në Tiranë, shoqërohet i dyshuari

    September 6, 2026

    Skandal në derbin serb, tifozët nderojnë Ratko Mlladicin me një minutë heshtje

    September 6, 2026

    20 vatra zjarri në 24 orë, 11 aktive/ Ministria e Mbrojtjes publikon bilancin e situatës

    September 6, 2026

    Zjarr katastrofik në masivin pyjor të Tërbunit në Pukë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

    September 6, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 2, 2026

    6 milionë euro të Startup Albania: Përfituesit, qokat dhe “problematikët”

    Miliona euro nga fondet publike për kompani që, sipas verifikimeve paraprake, nuk duket se kanë…

    Beralb fitoi 15 mln euro nga bakri shqiptar, por po helmon fshatra të tërë me ndotje

    LISTAT E DELINËS/ Granti për startup-et riciklon fituesit, 15 emra morën para edhe në vitin 2025

    Mashtrim, kredi grabitqare dhe praktika kriminale të huadhënies: Jo vetëm në Shqipëri, Kredo probleme edhe në vendin mëmë

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Pak dramë, shumë ndjenja: Horoskopi i dashurisë për këtë javë

    Kujdes me një dashuri të vjetër dhe me shpenzimet! Çfarë thotë horoskopi për sot

    Vijnë mundësi të reja për të gjitha shenjat e zodiakut, çfaë kanë parashikuar yjet sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.