Kievi po përgatitet për bisedime të mëtejshme me përfaqësuesit e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, tha sot Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Do të bëjmë gjithçka që mundemi në mënyrë që lufta të mos mbetet e vetmja mundësi për zhvillimin e ngjarjeve. Është e rëndësishme që Amerika të ndajë shumë nga pikëpamjet tona mbi situatën”, theksoi Zelensky.

Kujtojmë që disa ditë më parë, Zelensky deklaroi se së bashku me SHBA dhe Evropën kishin zhvilluar një plan për t’i dhënë fund luftës.

Sipas tij, plani përfshin një armëpushim, një zonë të lirë ekonomike dhe tërheqjen e trupave. /Panorama

OVL-UÇK: Serbia mban arkivat, kërkojmë të vërtetën dhe drejtësinë për të zhdukurit
Read more
Advertisement
Skip Ad ❯

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume