Finalizohet operacioni “Indicia”, arrestohet 37-vjeçari! 215 bimë kanabisi u zbuluan në dy parcela

26 Gusht 2026 | 13:02

Një 37-vjeçar është arrestuar në Bulqizë, pasi u kap në flagrancë nga Policia në një zonë ku dyshohet se kishte kultivuar bimë narkotike.

Operacioni i koduar “Indicia” u finalizua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, pas kontrolleve intensive në terren dhe informacioneve të siguruara në rrugë operative.

Në fshatin Okshtun i Vogël, në njësinë administrative Ostren, efektivët zbuluan dy parcela ku ishin kultivuar gjithsej 215 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.

Gjatë ndërhyrjes, Policia kapi në flagrancë shtetasin S. K., 37 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë. Në vijim të veprimeve të para hetimore, ai u arrestua si autor i dyshuar i kultivimit të bimëve narkotike.

Bimët narkotike u asgjësuan, ndërsa vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të rastit dhe përcaktimin e përgjegjësive.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari nga Rusia: Putin dhe Kushner drekuan në restorant luksoz, presidenti rus priti 3 muaj për takimin

Analisti Misha Pumo ka dhënë detaje në “Review” me Greta Topjana sa i përket takimit midis Vladimir Putinit dhe përfaqësuesve amerikanë Steve Witkoff dhe Jared...
22:08 | 06/09/2026

Situatë alarmante në Pukë, Mali i Tërbunit përfshihet nga zjarret

Pasditen e sotme mali i Tërbunit është përfshirë nga zjarri. I favorizuar nga erërat dhe kushtet e terrenit, zjarri po përhapet duke rrezikuar dhe djegur...
21:40 | 06/09/2026

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 11 vatra aktive, situatë problematike vijon te Mali i Dajtit

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar të dhënat më të fundit mbi situatën e zjarreve. Sipas njoftimit, gjatë ditës 6 shtator, ora 20:00, janë raportuar 20...
21:34 | 06/09/2026