Vizita e shefit të CIA-s në Moskë ngre pikëpyetje për Rusinë, Ukrainën dhe Iranin

26 Gusht 2026 | 12:08

Drejtori i Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), John Ratcliffe, zhvilloi një vizitë të paparalajmëruar në Moskë më 25 gusht, konfirmuan për Radion Evropa e Lirë zyrtarë amerikanë. Kjo vizitë e rrallë vjen në një kohë kur përpjekjet e Uashingtonit për t’i dhënë fund luftës së Rusisë kundër Ukrainës kanë ngecur dhe tensionet lidhur me marrëdhëniet e Moskës me Iranin janë përshkallëzuar.

Arsyeja e vizitës së Ratcliffe, e para që publikisht dihet se ka realizuar në Rusi që kur ai u bë drejtor i CIA-s gjatë mandatit të Donald Trump, nuk ishte menjëherë e qartë. Zyrtarë amerikanë, që ishin në dijeni të udhëtimit, konfirmuan se ai fluturoi drejt Moskës, por nuk pranuan të zbulonin përmbajtjen e takimeve të tij apo të tregonin me kë u takua.

Vizita, e raportuar fillimisht nga CBS News, u sinjalizua nga të dhënat e gjurmimit të fluturimeve, të cilat tregonin një avion transporti ushtarak amerikan duke udhëtuar nga Shtetet e Bashkuara përmes Letonisë drejt Moskës. Avioni, që dukej se ishte nisur nga Baza Andrews në Merilend, ateroi në Aeroportin Vnukovo të Moskës më 25 gusht dhe u largua nga Rusia më vonë po atë ditë, sipas të dhënave të gjurmimit të fluturimeve.

Kjo ngriti pyetje se pse kreu i agjencisë amerikane të inteligjencës po vizitonte Rusinë në një moment kaq delikat. Vizita e fundit në Moskë e një drejtori të CIA-s, që dihet publikisht, ishte ajo e paraardhësit të Ratcliffe, William Burns, i cili u takua me presidentin rus, Vladimir Putin, në nëntor 2021, tre muaj para se Putini të niste pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës.

Natyra e këtij udhëtimi sugjeron se rreziku ishte i lartë, tha për REL-in Glen Howard, ekspert për Rusinë dhe kryetar i Saratoga Foundation, një institut me bazë në Shtetet e Bashkuara.

“Drejtorët e CIA-s nuk shkojnë në Moskë nëse nuk duan të kërkojnë diçka”, tha Howard, duke shtuar se ata nuk “udhëtojnë deri në Rusi nëse nuk është diçka e rëndësishme”.

“Burns shkoi atje në nëntor 2021, para pushtimit rus, për t’i paralajmëruar [rusët] që të mos pushtonin Ukrainën”, tha ai.

Zyrtarë të lartë të inteligjencës amerikane kanë mbajtur kontakte me homologët e tyre rusë gjatë luftës, por takimet ballë për ballë në këtë nivel mbeten të rralla.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Netanyahu kërcënon Iranin: Do të marrë një goditje që as nuk e imagjinon

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar Iranin se do të përballet me një sulm të fuqishëm nëse ndërmerr ndonjë sulm të ri ndaj Izraelit, ndërsa...
20:33 | 06/09/2026

“Shpresa për paqe”, Witkoff pas takimit në Kiev: Pati bisedime shumë të rëndësishme

I dërguari i SHBA-së, Steve Witkoff, i ka cilësuar shumë të rëndësishme bisedimet e zhvilluara në Kiev me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, duke shprehur shpresën...
20:13 | 06/09/2026

Shpërthimi vullkanik bllokon mbi 150 mijë pasagjerë në Indonezi, kërkohet devijimi i fluturimeve

Më shumë se 150 mijë pasagjerë kanë mbetur të bllokuar në Indonezi, pasi një shpërthim vullkanik detyroi autoritetet të pezullojnë përkohësisht operacionet në tetë aeroporte....
18:00 | 06/09/2026