PDK dorëzon kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj Albin Kurtit, deputetëve dhe ministrave

26 Gusht 2026 | 13:15

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka thënë se gjatë ditës do të dorëzojnë kallëzim penal në Prokurori Speciale ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit dhe të gjithë anëtarëve të qeverisë që janë betuar edhe si deputetë.

Grudda tha se nevojitet aktivizimi i Prokurorisë së Shtetit për të gjitha shkeljet dhe keqpërdorimet që sipas tij i ka bërë qeveria në detyrë.

“Si PDK, sot do të dorëzojmë kallëzim penal ndaj deputetit Albin Kurti dhe të gjithë deputetëve të tjerë të VV-së që mbajnë funksione të dyfishta, pra janë edhe anëtarë të qeverisë edhe janë betuar si deputetë. Unë, kallëzimin penal e kam me vete, ky kallëzim penal do të dorëzohet në Prokurori Speciale. Shkelja e Kushtetutës, e Ligjit për Qeverinë dhe vendimit të Gjykatës Supreme nuk mund të vazhdojë, prandaj nevojitet aktivizimi i Prokurorisë së Shtetit. Moszbatimi i vendimeve gjyqësore të gjykatave të rregullta të Kosovës është vepër penale, andaj moszbatimi i vendimit të Gjykatës Supreme në rastin e ministrit Hekuran Murati, përbën vepër të pastër penale, andaj kërkohet reagimi i Prokurorisë së Shtetit. Në kallëzim kemi përmendur edhe shpërdorimin e detyrës zyrtare sepse duke mbajtur funksione të paligjshme janë shpërndarë mijëra euro në disa vendime të marra nga qeveria dhe kjo situatë nuk mund të vazhdojë, duhet intervenim i prokurorisë për të vënë në vend zbatimin e vendimit të Gjykatës Supreme”, tha ai.

Më tej, Gruda u shpreh se nuk kanë asnjë negociatë me VV-në për situatën me presidentin, pasi sipas tij, dialogu me Kurtin ka dështuar për fajin e këtij të fundit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Serbia abstenoi për hartën e re në OKB, me arsyetimin se Kosova u shfaq si shtet i pavarur

OKB-ja miratoi këtë javë një hartë të re të botës, për të reflektuar madhësinë e vërtetë të Afrikës. 164 shtete votuan pro, vetëm SHBA-ja kundër...
18:43 | 06/09/2026

Emrat e 35 të akuzuarve për vrasjen e Jasharëve

Pozita të larta komanduese të strukturave të njësive speciale të policisë serbe mbanin 35 të akuzuarit nga Prokuroria Speciale e Kosovës për masakrën e Jasharëve....
19:45 | 04/09/2026

Marrëveshja LVV-LDK, Dehari cakton 9 shtatorin për vazhdimin e seancës

Kryesuesi i seancës konstitutive të Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, ka njoftuar se vazhdimi i saj do të mbahet më 9 shtator, në orën 11:00....
15:18 | 04/09/2026