Zjarri në Shashicë vihet nën kontroll, Shefi i shërbimit zjarrfikës: Nuk ka asnjë vatër aktive
Zjarri, i cili ra mbrëmjen e së martës në malin e Shashicës dhe rrezikoi dy fshatrat, Sherishtën dhe Drashovicën, është vënë tashmë nën kontroll.
Shefi i shërbimit zjarrfikës në Bashkinë e Vlorës, Luan Kapaj, deklaroi se situata gjatë mbrëmjes ishte problematike dhe e agravuar. Forcat zjarrfikëse u vunë menjëherë në gatishmëri dhe, pas disa orësh pune të pandërprerë dhe ndërhyrjes në terren të vështirë, arritën të neutralizojnë vatrën e zjarrit.
Kapaj konfirmoi se mëngjesin e së mërkurës situata paraqitet e qetë dhe zjarri është kontrolluar plotësisht. Aktualisht, në territorin e Bashkisë së Vlorës nuk raportohet asnjë vatër aktive.
Sipas Kapajt, kjo verë është karakterizuar nga një numër i lartë zjarresh, ku në disa raste dyshohet se vatrat janë vendosur qëllimisht. Për këtë arsye, ai u bën apel qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm dhe të mos ndezin zjarre, pasi pasojat mund të jenë të rënda.
Gazetari nga Rusia: Putin dhe Kushner drekuan në restorant luksoz, presidenti rus priti 3 muaj për takimin
Situatë alarmante në Pukë, Mali i Tërbunit përfshihet nga zjarret
Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 11 vatra aktive, situatë problematike vijon te Mali i Dajtit
- 22:08 Gazetari nga Rusia: Putin dhe Kushner drekuan në restorant luksoz, presidenti rus priti 3 muaj për takimin
- 21:40 Situatë alarmante në Pukë, Mali i Tërbunit përfshihet nga zjarret
- 21:34 Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 11 vatra aktive, situatë problematike vijon te Mali i Dajtit
- 21:26 Nurellari: Protesta në shesh të jetë reflektim për partitë e reja!
- 20:56 Mediu: Me goditjen e Berishës u tentua shkatërrimi i opozitarizmit
- 20:33 Netanyahu kërcënon Iranin: Do të marrë një goditje që as nuk e imagjinon