Hoxha zbardh prioritetet e diplomacisë shqiptare: Fokus te integrimi në BE dhe shërbimet konsullore

25 Gusht 2026 | 15:57

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka prezantuar prioritetet e diplomacisë shqiptare për periudhën e ardhshme, me theks te avancimi i procesit të integrimit në Bashkimin Evropian, bashkëpunimi rajonal dhe modernizimi i Shërbimit të Jashtëm.

Përmes një postimi në X Hoxha shprehet se gjatë seminarit të mbajtur në Pogradec u bë e qartë se Shqipëria synon të konsolidojë një diplomaci më moderne, profesionale dhe të bazuar në meritë.

‘Integrimi evropian dhe forcimi i rolit të Shqipërisë në rajon mbeten ndër objektivat kryesore të politikës së jashtme shqiptare për periudhën në vijim’, shprehet Hoxha mes te tjerash.

Postimi i Ferit Hoxhës në X:

Pogradec – Seminari i Qeverisë, një moment për të parë dhe analizuar çdo aspekt në imtësi, përtej ditës dhe rutinës, dhe për të përcaktuar qartë prioritetet deri në fund të vitit, përfshirë edhe në politikën e jashtme.

Vijimësia e sukseshme e procesit të anëtarësimit në BE mbetet objektivi ynë parësor dhe do të kërkojë ritëm të shtuar, fokus të qartë dhe angazhim të plotë diplomatik.

Do të vazhdojmë të investojmë edhe më shumë në forcimin e bashkëpunimit rajonal, si kontribut për një Ballkan Perëndimor më të stabilizuar, më të ndërlidhur, më të qëndrueshëm dhe më pranë Evropës.

Do të modernizojmë dhe thjeshtëzojmë më tej shërbimet konsullore, duke i bërë sa më të shpejta, të aksesueshme dhe gjithnjë e më të orientuara ndaj qytetarit.

Në fokus të veçantë do të jetë vijimi i reformimit të Shërbimit të Jashtëm, për një diplomaci moderne, profesionale dhe meritokratike, me një korpus diplomatik të aftë, të zhdërvjellët dhe të angazhuar për të përfaqësuar denjësisht vendin, për të mbrojtur interesat kombëtare dhe për të krijuar më shumë vlerë të shtuar për Shqipërinë:

– më shumë ndikim për imazhin e vendit dhe projektimin e tij kulturor e shoqëror;
– më shumë lidhje me ekonominë dhe tregtinë;
– më shumë ndërlidhje, partneritete dhe mundësi;
– më shumë rezultate konkrete për Shqipërinë dhe qytetarët shqiptarë.

Një Shqipëri europiane kërkon edhe një diplomaci europiane.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nurellari: Protesta në shesh të jetë reflektim për partitë e reja!

Analisti Adri Nurellari ka folur mbi protestën e cila po i afrohet ditës së saj të 100-të, ku sipas tij kjo lëvizje është një sinjal...
21:26 | 06/09/2026

Mediu: Me goditjen e Berishës u tentua shkatërrimi i opozitarizmit

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka folur në “Review” me Greta Topjana mbi vizitën dhe takimet e Sali Berishës me shqiptarët në SHBA. Mediu...
20:56 | 06/09/2026

Berisha në SHBA: Ata që firmosën ndalimin tim, sot janë non-grata në vendin e tyre, mirënjohje Trump dhe Rubio

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një takim me diasporën shqiptare në New Jersey të SHBA-së. Gjatë fjalimit, Berisha u ndal te rikthimi...
18:26 | 06/09/2026