Kufizimet për mishin nga Brazili, AKU sqaron rregullat e reja të importit
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar ndryshimin e rregullave për importin e mishit të gjedhit dhe shpendëve nga Brazili, në kuadër të masave të reja të Bashkimit Evropian për produktet me origjinë shtazore.
Sipas AKU-së, Brazili është hequr nga lista e vendeve të autorizuara për eksportin drejt Bashkimit Evropian të kategorive të caktuara të kafshëve dhe produkteve me origjinë shtazore të destinuara për konsum njerëzor.
Megjithatë, ngarkesat e mishit të gjedhit dhe shpendëve me origjinë nga Brazili, për të cilat certifikata zyrtare shëndetësore veterinare është nënshkruar dhe/ose lëshuar përpara datës 3 shtator 2026, do të vijojnë të pranohen në Pikat e Kontrollit Kufitar, edhe nëse mbërrijnë në territorin e Shqipërisë pas kësaj date.
AKU sqaron se Komisioni Evropian ka përcaktuar se kërkesat e reja nuk zbatohen për eksportet nga vendet e treta të kryera përpara 3 shtatorit 2026.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit deklaron se do të vijojë monitorimin dhe zbatimin e kërkesave të legjislacionit në fuqi, me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit publik.
Gazetari nga Rusia: Putin dhe Kushner drekuan në restorant luksoz, presidenti rus priti 3 muaj për takimin
Situatë alarmante në Pukë, Mali i Tërbunit përfshihet nga zjarret
Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 11 vatra aktive, situatë problematike vijon te Mali i Dajtit
- 22:08 Gazetari nga Rusia: Putin dhe Kushner drekuan në restorant luksoz, presidenti rus priti 3 muaj për takimin
- 21:40 Situatë alarmante në Pukë, Mali i Tërbunit përfshihet nga zjarret
- 21:34 Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 11 vatra aktive, situatë problematike vijon te Mali i Dajtit
- 21:26 Nurellari: Protesta në shesh të jetë reflektim për partitë e reja!
- 20:56 Mediu: Me goditjen e Berishës u tentua shkatërrimi i opozitarizmit
- 20:33 Netanyahu kërcënon Iranin: Do të marrë një goditje që as nuk e imagjinon