Ambasadorja e re e BE-së takim me ministrin Hoxha: Ruajtja e ritmit të reformave, thelbësore për anëtarësimin e Shqipërisë
Ambasadorja e re e Bashkimit Europian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, ka zhvilluar takimin e parë me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ku në fokus ishte procesi i integrimit europian të Shqipërisë.
Ambasadorja theksoi rëndësinë e vijimit të reformave dhe ruajtjes së ritmit të tyre për avancimin e vendit drejt anëtarësimit në BE.
“Ruajtja e ritmit të reformave lidhur me integrimin evropian është thelbësore për përparimin e Shqipërisë drejt BE-së”, u shpreh Moreira de Sousa.
Ajo nënvizoi se Bashkimi Europian do të vijojë të mbështesë Shqipërinë në të gjitha fazat e procesit të integrimit.
“Si Ambasadore e BE-së, jam këtu për ta mbështetur Shqipërinë në çdo hap të këtij rrugëtimi”, deklaroi ajo.
Gjatë takimit, ambasadorja shprehu gjithashtu solidaritetin e saj për situatën e krijuar nga zjarret e fundit në vend, duke bërë të ditur se BE-ja është e gatshme të ofrojë mbështetje në përballimin e emergjencave.
“BE-ja është e gatshme ta mbështesë Shqipërinë në përballimin e situatave të tilla”, tha ambasadorja.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




