Veriu i Kosovës prodhoi një tjetër lajm së fundi, ku gjetja e varrezave masive po përzihet dhe me gjetjen e një arsenali armësh.
Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla dhe drejtoi i Përgjithshëm i Policisë Kosovare, Gazmend Hoxha, në një konferencë të jashtëzakonshme për media, paraqitën detaje nga një aksion, ku i pari deklaroi:
“Ky arsenal armësh është gjetur në fshatrat përreth Kalludrës së Zubin Potokut, ku gjatë javëve të fundit janë gjetur mbetje mortore të së paku 23 personave.
Zbulimi i këtyre varrezave masive ka nxjerrë në pah edhe njëherë dimensionin e krimit ndaj shqiptarëve. Veriu i vendit është shfrytëzuar për fshehjen e varreve.
Kosova me ngulm kërkon përgjegjësi për urdhërdhënësit, vrasësit, ata që fshehën trupat e viktimave e ata që fshehën informacionin.
Në tre lokacione në të parin janë gjetur 13 mbetje, të dytin 14 dhe në të tretin 6 mbetje mortore.
Është shqetësuese heshtja e Serbisë dhe Listës Serbe për armët dhe varrezat masive. Heshtja e tyre është mbështetje e hapur për planifikuesit, organizatorët dhe kryesit e krimeve.
Armatimi është gjetur në 12 lokacione të ndryshme e do t’i nënshtrohen analizave të nevojshme”.
Nga ana tjetër, Hoxha tha se, “nga data 6 deri me 17 gusht janë zhvilluar aksionet për armët në Zubin Potok. Pas pranimit të informacionet mbi dyshimet për posedim të armëve ilegale.
Janë zhvilluar kontrolle në 48 lokacione.
Janë gjetur 72 armë: 7 mjete shpërthyese, automatikë, pjesë të granatave, mjete piroteknike , pjesë të armëve, kaseta armatimi, pajisje ushtarake, një numër i madh i uniformave të ushtrisë së Serbisë dhe policisë së Serbisë, dokumentacion të librezave të armëve të ish-Jugosllavisë dhe të tjera.
Janë gjetur dhe sekuestruar mjete monetare në vlerë mbi 96 mijë euro.
Për varrezat masive janë arritur të sigurohen informacione ku janë profilizuar subjekte që mund të kishin njohuri për hetimet.
Si rezultat i këtij aktiviteti janë shoqëruar në polici gjashtë qytetarë katër të dyshuar e dy dëshmitarë.
Në afërsi të një përroi janë vërejtur mbetje kockore dhe rroba. Antropologu ka konstatuar se mbetjet kockore janë njerëzore.
Kalludër e Vogël, janë gjetur 13 mbetje kockore, Jabukë e vogël, katër mbetje eshtërorë, Kalludër e Vogël gjashtë trupa si edhe municione”. /tesheshi.com/










