Te Sheshi
  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
Te Sheshi
No Result
View All Result
Home Kryesore

Hebrenjtë që votuan për Hitlerin…

Historia e panjohur e atyre që besuan tek Fyhreri

by A G
2 weeks ago
in Kryesore, Kujtesë
Hebrenjtë që votuan për Hitlerin…

Në vitet para ardhjes së Adolf Hitlerit në pushtet, një grup i vogël hebrenjsh gjermanë besonte se mund të ishte njëkohësisht hebre dhe nacionalist gjerman. Në qendër të kësaj lëvizjeje qëndronte avokati berlinas Max Naumann, themeluesi i Lidhjes së Hebrenjve Nacionalistë Gjermanë.

The Atlantic raporton se anëtarët e kësaj organizate ishin kryesisht profesionistë të klasës së mesme dhe numëronin vetëm një pjesë shumë të vogël të komunitetit hebre të Gjermanisë.

Naumann ishte një nacionalist i zjarrtë, antidemokrat dhe gjithnjë e më i pozicionuar në të djathtë. Ai i shihte me armiqësi hebrenjtë e ardhur nga Evropa Lindore, të cilët i konsideronte emigrantë të padëshiruar.

Për të, përkatësia gjermane ishte po aq e rëndësishme sa ajo hebraike. Ai besonte se hebrenjtë duhej të provonin besnikërinë ndaj Gjermanisë dhe të përfshiheshin plotësisht në identitetin kombëtar gjerman.

Ironikisht, Naumann kishte arsye personale të forta për ta kuptuar se sa e vështirë ishte të pranohej si gjerman. Megjithëse kishte shërbyer në ushtrinë bavareze gjatë Luftës së Parë Botërore dhe ishte dekoruar me Kryqin e Hekurt për trimëri, ai ishte përballur më herët me diskriminim për shkak të prejardhjes hebreje.

Pas luftës, ndërsa antisemitizmi u rrit, Naumann arriti në përfundimin se problemi mund të zgjidhej përmes nacionalizmit dhe jo përmes mbrojtjes së të drejtave të hebrenjve. Ai besonte se nëse hebrenjtë tregonin mjaftueshëm patriotizëm, paragjykimet ndaj tyre do të zhdukeshin.

Ky bindim e çoi gradualisht drejt Adolf Hitlerit. Në vitin 1932, Naumann argumentoi publikisht se nacional-socializmi përfaqësonte të ardhmen e Gjermanisë dhe u bëri thirrje hebrenjve gjermanë të votonin për nazistët.

Kundërshtarët e tij e paralajmëruan se antisemitizmi nuk ishte një element dytësor i nazizmit, por një nga shtyllat e tij themelore. Naumann, megjithatë, besonte se retorika kundër hebrenjve do të zbutjej pasi Hitleri të merrte pushtetin.

The Atlantic e përshkruan këtë si një llogaritje tragjikisht të gabuar. Naumann shpresonte se shqetësimet e tjera që ushqenin nazizmin – nacionalizmi, frika nga komunizmi, dëshira për rend dhe stabilitet ekonomik – do të dominonin mbi antisemitizmin.

Por shumë shpejt realiteti e përgënjeshtroi këtë iluzion. Pas emërimit të Hitlerit si kancelar në janar 1933, dhuna dhe diskriminimi ndaj hebrenjve u përshkallëzuan. Ligjet e reja i përjashtuan ata nga administrata publike, profesione të ndryshme dhe institucionet arsimore.

Në shtator 1935, Ligjet e Nurembergut ua hoqën hebrenjve shtetësinë gjermane dhe i shndërruan ligjërisht në qytetarë të dorës së dytë. Edhe përballë këtyre zhvillimeve, Naumann vazhdoi të besonte se hebrenjtë patriotë gjermanë duhej të qëndronin besnikë ndaj regjimit.

Madje ai mbështeti edhe referendumin që i dha Hitlerit pushtet praktikisht të pakufizuar pas vdekjes së presidentit Paul von Hindenburg. Ndërkohë, organizata e tij vijoi të shprehte besnikëri ndaj Gjermanisë naziste.

Por nazistët nuk bënë asnjë dallim mes hebrenjve që i kundërshtonin dhe atyre që i mbështesnin. Në vitin 1935, organizata e Naumannit u shpërbë me forcë. Ai u arrestua nga Gestapoja dhe u dërgua në një qendër paraburgimi të SS-ve.

U lirua pas disa javësh dhe vdiq në vitin 1939, i izoluar dhe i braktisur. Të tjerë që kishin ndjekur të njëjtën rrugë patën fate edhe më tragjike. Disa emigruan, ndërsa të tjerë përfunduan në kampet naziste dhe u vranë.

Naumann u varros në një varrezë protestante pranë Berlinit. Në gurin e varrit u shënuan emri, grada ushtarake dhe datat e lindjes e të vdekjes, por jo feja apo familja. Në një ironi të fundit të historisë, ai u varros ashtu siç kishte dëshiruar: si gjerman… /tesheshi.com/

Lajme të ngjajshme

Ç’janë “Gurët e Urisë” që po i shfaq thatësira në Europë?
Kryesore

Ç’janë “Gurët e Urisë” që po i shfaq thatësira në Europë?

06/09/2026
Bektashizmi në rrënjët e tij që nuk e njeh Baba Mondin dhe “shtetin bektashi”
Kryesore

Bektashizmi në rrënjët e tij që nuk e njeh Baba Mondin dhe “shtetin bektashi”

06/09/2026
Si Shqipëria: ky vend u fokusua te ndërtimi i HEC-eve, tani po dërrmohet nga përmbytjet…
Kryesore

Si Shqipëria: ky vend u fokusua te ndërtimi i HEC-eve, tani po dërrmohet nga përmbytjet…

06/09/2026
Next Post
Julián Casanova: Goebbels kishte nevojë të pushtonte vende, Elon Musk i duhen vetëm tre minuta…

Julián Casanova: Goebbels kishte nevojë të pushtonte vende, Elon Musk i duhen vetëm tre minuta...

Tjetër riatdhesim shqiptarësh nga Siria, Rama: Detyrim njerëzor e shtetëror!

Tjetër riatdhesim shqiptarësh nga Siria, Rama: Detyrim njerëzor e shtetëror!

Çfarë ndodh vërtet brenda një hamami turk?

Çfarë ndodh vërtet brenda një hamami turk?

TË FUNDIT

Përballë Izraelit, Shqipëria njësh me Republika Srpska

Përballë Izraelit, Shqipëria njësh me Republika Srpska

06/09/2026
0

Takim historik në Moskë: ç’diskutoi Putin me të dërguarit e Trump-it?

Takim historik në Moskë: ç’diskutoi Putin me të dërguarit e Trump-it?

06/09/2026
0

Kontinentit që po i rritet barku

Kontinentit që po i rritet barku

06/09/2026
0

Më shumë se një fustan ky i një Miss-i afrikan

Më shumë se një fustan ky i një Miss-i afrikan

06/09/2026
0

NA NDIQNI

Tesheshi Logo

© 2025 TESHESHI.COM – Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet
  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.