Te Sheshi
  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
Te Sheshi
No Result
View All Result
Home Kryesore

Rrëfimi i një gazetari: Kush ishte Mlladiç para se të bëhej kasap njerëzish…

Korrespondenti i BBC Allan Little: Ishte që atehere fanatik dhe i rrezikshëm

by A G
1 week ago
in Kryesore, Kujtesë
Rrëfimi i një gazetari: Kush ishte Mlladiç para se të bëhej kasap njerëzish…

Gazetari i BBC-së, Allan Little, kujton takimin e tij me Ratko Mlladiçin në muajt e parë të luftës në Bosnje dhe Hercegovinë dhe atë që pa nga afër: dëbime, frikë, urrejtje dhe një luftë që shumë shpejt do të shndërrohej në një nga kapitujt më të errët të Evropës pas Luftës së Dytë Botërore.

Në mbrëmje, në Bosnje mund të shihje zjarret e spastrimit etnik që ndriçonin errësirën. Fshatrat digjeshin dhe, nën qiellin e zi, flakët ishin shpesh e vetmja dritë që tregonte se çfarë po ndodhte në terren.

Në një mëngjes, Allan Little pa një varg burrash dhe grash që dilnin nga një pyll. Ata ishin dëbuar nga shtëpitë e tyre dy ditë më parë dhe kishin marrë me vete vetëm aq sa mund të mbanin.

Rreth 40 mijë njerëz po largoheshin nga vendbanimi i tyre, i cili kishte rënë nën kontrollin e forcave serbe.

Mes tyre ishte një burrë rreth 80 vjeç, i rraskapitur dhe i plagosur. Ai i tregoi gazetarit se ishte ndarë nga gruaja gjatë arratisjes dhe nuk e dinte nëse ajo kishte arritur të shpëtonte.

Little e pyeti nëse ishte kroat apo boshnjak. Përgjigjja e burrit e ka përndjekur gazetarin për vite: “Jam muzikant!”.

Ishte një përgjigje që ekspozonte absurditetin e një lufte ku njerëzit reduktoheshin në etiketa etnike, ndërsa në të vërtetë ishin mjekë, shkencëtarë, fermerë, muzikantë, prindër, fëmijë dhe njerëz me jetë të zakonshme.

Little e takoi Mlladiçin në verën e parë të luftës, në kazermat e Lukavicës, në jug të Sarajevës. Aty kishte armë me shumicë dhe paramilitarë që lëviznin kërcënueshëm. Një kallashnikov kushtonte rreth 200 dollarë, ndërsa një granatë dore vetëm një dollar.

Takimi me Mlladiçin i la gazetarit një përshtypje që nuk do ta harronte. Gjenerali serbo-boshnjak i shtrëngoi dorën dhe e tërhoqi pranë vetes, duke i thënë se sapo ishte kthyer nga fronti në qendër të Sarajevës.

Ishte i elektrizuar nga afërsia me luftimet. Mlladiçi foli për veten si mbrojtës të “vëllazërisë dhe unitetit” të Jugosllavisë dhe tha se ëndërronte një botë pa armë e pa luftë.

Por Allan Little thotë se që në atë takim e perceptoi si një njeri fanatik, madje në mënyrë të rrezikshme.

Në vitet që pasuan, forcat nën komandën e Mlladiçit kryen krimet më të rënda të luftës në Evropë që nga koha e nazizmit: vrasje masive, përdhunime, dëbime me forcë dhe shkatërrim të fshatrave. Termi “spastrimi etnik” u bë një nga shprehjet më të errëta të luftërave të Ballkanit.

Kulmi i kësaj fushate ishte Srebrenica, ku forcat serbe të Bosnjës kryen gjenocid ndaj mijëra myslimanëve boshnjakë.

BBC thekson s kujtimi i Little nuk lidhet vetëm me viktimat e panumërta, por edhe me humbjen personale që ai përjetoi gjatë luftës. Kameramani i tij, Tihomir Tunukoviç, 25 vjeç, u vra nga një ushtar serb ndërsa udhëtonte në një rrugë malore. Ata kishin punuar bashkë për rreth 18 muaj.

“Gjenerali Mlladiç nuk e tërhoqi vetë këmbëzën”, shkruan Little, “por komanda e tij krijoi një atmosferë lejueshmërie të shfrenuar që i kushtoi jetën dhjetëra mijëra njerëzve”. \tesheshi.com\

Lajme të ngjajshme

Ç’janë “Gurët e Urisë” që po i shfaq thatësira në Europë?
Kryesore

Ç’janë “Gurët e Urisë” që po i shfaq thatësira në Europë?

06/09/2026
Bektashizmi në rrënjët e tij që nuk e njeh Baba Mondin dhe “shtetin bektashi”
Kryesore

Bektashizmi në rrënjët e tij që nuk e njeh Baba Mondin dhe “shtetin bektashi”

06/09/2026
Si Shqipëria: ky vend u fokusua te ndërtimi i HEC-eve, tani po dërrmohet nga përmbytjet…
Kryesore

Si Shqipëria: ky vend u fokusua te ndërtimi i HEC-eve, tani po dërrmohet nga përmbytjet…

06/09/2026
Next Post
Tani gjithçka quhet Amerikë!

Tani gjithçka quhet Amerikë!

Lufta e Izraelit kundër gazetarëve, Netanyahu e konsideron si “frontin e tetë”

Lufta e Izraelit kundër gazetarëve, Netanyahu e konsideron si "frontin e tetë"

BUNK’ART 2: Bunkeri i mendjes që po pengon Shqipërinë

BUNK’ART 2: Bunkeri i mendjes që po pengon Shqipërinë

TË FUNDIT

Përballë Izraelit, Shqipëria njësh me Republika Srpska

Përballë Izraelit, Shqipëria njësh me Republika Srpska

06/09/2026
0

Takim historik në Moskë: ç’diskutoi Putin me të dërguarit e Trump-it?

Takim historik në Moskë: ç’diskutoi Putin me të dërguarit e Trump-it?

06/09/2026
0

Kontinentit që po i rritet barku

Kontinentit që po i rritet barku

06/09/2026
0

Më shumë se një fustan ky i një Miss-i afrikan

Më shumë se një fustan ky i një Miss-i afrikan

06/09/2026
0

NA NDIQNI

Tesheshi Logo

© 2025 TESHESHI.COM – Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet
  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.