Te Sheshi
  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
Te Sheshi
No Result
View All Result
Home Reportazhe

Cilat janë detet më të rrezikshme në botë?

Nga kanali i Drake deri te Deti i Veriut, kalimi mbetet sfidë edhe për anijet moderne

by A G
1 week ago
in Reportazhe, Të fundit
Cilat janë detet më të rrezikshme në botë?

Në qershor të vitit 1834, anija britanike “Beagle”, e drejtuar nga Robert FitzRoy, lundronte pranë skajit jugor të Amerikës së Jugut. Në bord ndodhej edhe Charles Darwin, atëherë 25 vjeç, i cili u mahnit nga fuqia e dallgëve që përplaseshin mbi brigjet shkëmbore të Tokës së Zjarrit.

Pothuajse dy shekuj më vonë, të njëjtat ujëra vazhdojnë të konsiderohen ndër më të rrezikshmet në planet. Përparimi i teknologjisë e ka bërë lundrimin shumë më të sigurt, por nuk ka ndryshuar natyrën e disa prej deteve më të ashpra.

Rrymat e fuqishme, erërat, stuhitë, dallgët e shkurtra dhe të njëpasnjëshme apo mungesa e porteve ku mund të gjendet strehim vazhdojnë të paraqesin rreziqe serioze.

Deti i Veriut

Deti i Veriut, mes Britanisë së Madhe dhe Skandinavisë, është një prej shembujve më të njohur. Sot lundrimi është shumë më i sigurt falë parashikimeve të motit dhe teknologjisë moderne, por në kushte të këqija deti mund të bëhet jashtëzakonisht i vështirë.

Një prej problemeve është thellësia e vogël. Mesatarisht, Deti i Veriut është rreth 100 metra i thellë, ndërsa në pjesën jugore vetëm rreth 30 metra. Gjatë stuhive, dallgët mund të trazojnë rërën e shtratit të detit dhe ta përplasin atë kundër anijeve, duke i bërë më të paqëndrueshme.

Një tjetër rrezik janë mijëra anije të mbytura ndër vite, të cilat mund të kapin rrjetat e peshkimit. Veçanërisht e vështirë është zona përgjatë bregut perëndimor të Jutlandës, e njohur si “Bregu i Hekurt”, ku mungojnë portet natyrore ku mund të strehohen anijet.

Në këtë det u regjistrua edhe një prej valëve anormale më të famshme. Në vitin 1995, platforma norvegjeze Draupner mati një dallgë rreth 18 metra të lartë, ndërsa dallgët përreth ishin mesatarisht 12 metra.

Oqeani rreth Antarktidës

Në hemisferën jugore, ujërat përreth Antarktidës janë edhe më të egra. Ndryshe nga Deti i Veriut, këtu mungesa e masave të mëdha tokësore u lejon erërave dhe rrymave të lëvizin pothuajse pa pengesa.

Dallgët prej shtatë deri në dhjetë metra nuk janë të pazakonta. Në vitin 2018, pranë ishujve Campbell të Zelandës së Re, u regjistrua një dallgë prej 23.8 metrash, afërsisht sa një ndërtesë tetëkatëshe.

Studimet kanë treguar gjithashtu se në dekadat e fundit janë rritur si shpejtësia e erërave oqeanike, ashtu edhe lartësia e dallgëve, veçanërisht në ujërat rreth Antarktidës. Disa studiues paralajmërojnë se stuhitë mund të bëhen më të fuqishme dhe më dëmtuese.

Kepi i Shpresës së Mirë

Në skajin jugor të Afrikës, rreth Kepit të Shpresës së Mirë, rreziku lidhet kryesisht me takimin e rrymave të ndryshme oqeanike. Rryma e ngrohtë Agulhas lëviz përgjatë bregut lindor të Afrikës së Jugut, ndërsa rryma e ftohtë Benguela përshkon bregun perëndimor. Kur rrymat lëvizin në një drejtim dhe erërat në një tjetër, mund të krijohen dallgë shumë të larta dhe kushte të rrezikshme për anijet.

Kanali i Drake

Por ndoshta më famëkeqi është Kanali i Drake, mes Kepit Horn në skajin jugor të Kilit dhe Antarktidës. Ai është një nga korridoret detare më të ashpra të planetit dhe përfshin disa prej rrymave më të fuqishme oqeanike.

Presioni i ulët atmosferik, erërat e forta dhe deti i trazuar krijojnë një kombinim që mund t’i bëjë anijet të lëkunden vazhdimisht. Anijet që kalojnë në këtë zonë, zakonisht janë të pajisura me struktura të përforcuara dhe stabilizatorë të mëdhenj.

Sa më shumë i afrohesh poleve, aq më të forta bëhen erërat dhe aq më të larta mund të jenë dallgët. Një problem tjetër është paparashikueshmëria e motit. Pikërisht për këtë arsye, lundrimi në kushte të këqija zakonisht shmanget dhe trafiku në këto ujëra është më i kufizuar.

Po Trekëndëshi i Bermudës?

Trekëndëshi i Bermudës, mes Bermudës, Porto Rikos dhe Floridës, është ndoshta zona detare më e famshme në kulturën popullore. Legjendat për anije dhe avionë që zhduken në mënyrë misterioze kanë ushqyer imagjinatën për dekada.

Por të dhënat tregojnë një histori shumë më pak misterioze. Kur merret parasysh trafiku i madh detar dhe ajror në këtë zonë, numri i aksidenteve nuk rezulton statistikisht i jashtëzakonshëm.

Detet më të rrezikshme nuk janë domosdoshmërisht ato që lidhen me legjenda. Rreziku i vërtetë vjen nga natyra: rrymat, erërat, stuhitë dhe dallgët që mund ta kthejnë brenda pak minutash një udhëtim të zakonshëm në një sfidë serioze. Teknologjia moderne i ka bërë detet më të parashikueshme, por nuk ka mundur t’ua ndryshojë karakterin. \tesheshi.com\

Lajme të ngjajshme

Përballë Izraelit, Shqipëria njësh me Republika Srpska
Gjeopolitikë

Përballë Izraelit, Shqipëria njësh me Republika Srpska

06/09/2026
Takim historik në Moskë: ç’diskutoi Putin me të dërguarit e Trump-it?
Diplomaci

Takim historik në Moskë: ç’diskutoi Putin me të dërguarit e Trump-it?

06/09/2026
Kontinentit që po i rritet barku
Shëndet & Gatim

Kontinentit që po i rritet barku

06/09/2026
Next Post
Pse Mali i Zi na barazon me Serbinë?

Pse Mali i Zi na barazon me Serbinë?

Bougainville: a po bëhet ky një vend i ri?

Bougainville: a po bëhet ky një vend i ri?

Shuhet një mbret: kush ishte monarku më i vjetër evropian?

Shuhet një mbret: kush ishte monarku më i vjetër evropian?

TË FUNDIT

Përballë Izraelit, Shqipëria njësh me Republika Srpska

Përballë Izraelit, Shqipëria njësh me Republika Srpska

06/09/2026
0

Takim historik në Moskë: ç’diskutoi Putin me të dërguarit e Trump-it?

Takim historik në Moskë: ç’diskutoi Putin me të dërguarit e Trump-it?

06/09/2026
0

Kontinentit që po i rritet barku

Kontinentit që po i rritet barku

06/09/2026
0

Më shumë se një fustan ky i një Miss-i afrikan

Më shumë se një fustan ky i një Miss-i afrikan

06/09/2026
0

NA NDIQNI

Tesheshi Logo

© 2025 TESHESHI.COM – Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet
  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.