Te Sheshi
  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
Te Sheshi
No Result
View All Result
Home Analizë

Arrestimi i Agasit: pse drejtësia e re ngre gjithnjë e më shumë pikëpyetje?

Akti përkon me fillimin e "kapitullit të ri" politik e qeverisës premtuar nga kryeministri

by A G
2 weeks ago
in Analizë, Kryesore
Arrestimi i Agasit: pse drejtësia e re ngre gjithnjë e më shumë pikëpyetje?

SPAK-u dhe GJKKO-ja u ngritën me mbështetjen e fortë të Bashkimit Evropian dhe, veçanërisht, të Shteteve të Bashkuara si garancia se në Shqipëri më në fund do të kishte një drejtësi që nuk do të ndalej përpara emrave të fuqishëm.

Premtimi ishte se askush nuk do të ishte mbi ligjin dhe se korrupsioni në nivelet e larta të shtetit do të përballej me një mekanizëm të pakompromis.

Por sot, disa vite pas fillimit të funksionimit të kësaj arkitekture të re, bilanci kërkon më shumë se statistika arrestimesh. Kërkon përgjigje për një pyetje thelbësore: a është SPAK-u realisht i pavarur nga pushteti politik, apo në raste të caktuara vepron brenda një hapësire të diktuar nga interesat e tij?

Rasti i Belinda Ballukut është një nga episodet që e ushqen këtë dyshim. Ndërsa hetimet dhe akuzat kanë prekur vartës të saj, ajo vazhdon aktivitetin politik si deputete.

Në të njëjtën kohë, ndaj disa prej vartësve të akuzuar për shpërdorim detyre janë lehtësuar masat e sigurisë. Pyetja është e thjeshtë: ku fillon përgjegjësia politike dhe ku mbaron përgjegjësia penale?

Një situatë e ngjashme është parë edhe në rastin e Ilir Beqajt, ndërsa dosjet që lidhen me Ilir Metën dhe Erion Veliajn mbeten nën një vëmendje të jashtëzakonshme publike. Sidomos në rastin e Veliajt, është shtuar ndjeshëm presioni politik dhe institucional, brenda dhe jashtë vendit.

Përfundimi i këtyre proceseve, do të jetë një test i rëndësishëm jo vetëm për të akuzuarit, por edhe për vetë besueshmërinë e drejtësisë së re. Megjithatë, dosja e AKSHI-t është ndoshta rasti që ngre më shumë pikëpyetje.

Ermal Beqiri u largua nga Shqipëria dhe u arrestua vetëm disa muaj më vonë në Francë. Ergys Agasi, një tjetër emër i rëndësishëm i kësaj dosjeje, qëndroi në kërkim për muaj të tërë pas operacionit të dhjetorit 2025.

Për një kohë qarkulluan versione se ai mund të ishte larguar jashtë vendit, madje u përmend edhe Dubai. Në fund, Agasi u gjet në Shqipëri.

Jo vetëm kaq. Sipas raportimeve për operacionin, ai u kap në Durrës pasi ishte monitoruar për rreth dy javë dhe në shoqërinë e tij ndodhej Uljan Shpataraku, ish-zyrtar i lartë i Policisë së Shtetit.

Një detaj që, pavarësisht se nuk provon vetvetiu asgjë për përgjegjësinë e institucioneve, mjafton për të ngritur pyetje serioze mbi mënyrën se si një person i kërkuar për muaj të tërë mund të lëvizte brenda vendit.

Nëse Agasi ishte në Shqipëri, kush e ndihmoi të qëndronte i pakapshëm? Nëse autoritetet e kishin nën monitorim prej dy javësh, çfarë ndodhi gjatë muajve të mëparshëm? Dhe përse arrestimi i tij vjen pikërisht tani, në një moment kur qeveria po përgatit narrativën e një “fillimi të ri” politik në shtator?

Sepse drejtësia duhet të jetë e pavarur edhe nga nevoja politike për spektakël. Një arrestim nuk është një fitore politike e qeverisë dhe as një humbje politike e opozitës. Është një hap procedural që duhet të pasohet nga prova, gjykim dhe një vendim i arsyetuar.

Pikërisht për këtë arsye, arrestimi i Agasit nuk duhet të përdoret si certifikatë se “drejtësia po funksionon”. Përkundrazi, ai duhet të shërbejë si pikënisje për pyetje të tjera: pse u deshën kaq muaj, si u sigurua arratia e tij dhe çfarë lidhjesh mundësojnë që një person i kërkuar të jetojë e të lëvizë brenda vendit?

Nëse këto pyetje mbeten pa përgjigje, atëherë do të forcohet perceptimi i një drejtësie selektive apo “me regji”. Rama mund ta përdorë arrestimin si një lajm që zbeh përkohësisht kritikat dhe i jep hapësirë narrativës së “fillimit të ri”.

Mund ta shoqërojë këtë edhe me një “besë të re” politike me njerëzit e tij. Por problemi është se shqiptarët nuk kanë më nevojë për një tjetër betim politik. Ata duan institucione që të japin prova se ligji është mbi politikën.

Sepse premtimi i madh i reformës në drejtësi nuk ishte thjesht të arrestoheshin disa biznesmenë apo zyrtarë. Premtimi ishte shumë më i madh: që pushteti të mos kishte më mundësi ta kontrollonte drejtësinë.

Prandaj pyetja “a mos po vepron SPAK nën regjinë e Ramës?”, nuk duhet të shihet si një akuzë e mbyllur, por si një pikëpyetje që vetëm vetë institucionet mund ta rrëzojnë. Dhe mënyra më e mirë për ta bërë këtë nuk janë deklaratat politike, por transparenca, hetimet e plota dhe i njëjti standard për të gjithë.

Sepse nëse drejtësia godet fort kur duhet të godasë, por ngadalësohet kur gjurmët çojnë pranë pushtetit, atëherë “Shpata e Demokleut” nuk është më aq e frikshme sa u premtua.

Dhe shqiptarët, pas kaq vitesh, s’kanë më nevojë për një “besë” të re nga politika, por për një drejtësi së cilës mund t’i zënë besë. \tesheshi.com\

Lajme të ngjajshme

Rrej, se diçka do të mbetet! Si u shndërrua një dokument i rremë serb në propagandë anti-myslimane në Kosovë
Analizë

Rrej, se diçka do të mbetet! Si u shndërrua një dokument i rremë serb në propagandë anti-myslimane në Kosovë

06/09/2026
Ç’janë “Gurët e Urisë” që po i shfaq thatësira në Europë?
Kryesore

Ç’janë “Gurët e Urisë” që po i shfaq thatësira në Europë?

06/09/2026
Bektashizmi në rrënjët e tij që nuk e njeh Baba Mondin dhe “shtetin bektashi”
Kryesore

Bektashizmi në rrënjët e tij që nuk e njeh Baba Mondin dhe “shtetin bektashi”

06/09/2026
Next Post
Katastrofa që shokoi botën: ç’ndodhi dje në Nepal dhe çfarë e shkaktoi tragjedinë…

Katastrofa që shokoi botën: ç’ndodhi dje në Nepal dhe çfarë e shkaktoi tragjedinë...

E konfirmojnë edhe shifrat: si ushqehet Izraeli përmes vdekjes dhe tregtisë së luftës

E konfirmojnë edhe shifrat: si ushqehet Izraeli përmes vdekjes dhe tregtisë së luftës

Nga Ermir Hoxha: Për ata që kanë zgjedhur të “vdesin nën mllef” ndaj Islamit e muslimanëve…

Nga Ermir Hoxha: Për ata që kanë zgjedhur të “vdesin nën mllef” ndaj Islamit e muslimanëve...

TË FUNDIT

Përballë Izraelit, Shqipëria njësh me Republika Srpska

Përballë Izraelit, Shqipëria njësh me Republika Srpska

06/09/2026
0

Takim historik në Moskë: ç’diskutoi Putin me të dërguarit e Trump-it?

Takim historik në Moskë: ç’diskutoi Putin me të dërguarit e Trump-it?

06/09/2026
0

Kontinentit që po i rritet barku

Kontinentit që po i rritet barku

06/09/2026
0

Më shumë se një fustan ky i një Miss-i afrikan

Më shumë se një fustan ky i një Miss-i afrikan

06/09/2026
0

NA NDIQNI

Tesheshi Logo

© 2025 TESHESHI.COM – Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet
  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.