• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 7, 2026
  • Login
JavanewsJavanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
JavanewsJavanews
Home Kryesoret

OSHEE lehtëson faturat e energjisë, 68.8% e klientëve debitorë përfitojnë ulje të kamatëvonesës

by A R
02/09/2026 21:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

OSHEE Group ka bërë publike bilancin e ri të zbatimit të skemave lehtësuese për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura të energjisë elektrike, duke konfirmuar se deri më tani janë lidhur gjithsej 4,095 aktmarrëveshje (AKM) me Furnizuesin e Shërbimit Universal (FSHU). Nga kjo shifër totale, “2,818 klientë familjarë dhe jofamiljarë, ose 68.8% përfshirë bizneset dhe institucionet buxhetore dhe jobuxhetore, kanë shlyer të gjithë detyrimin me një këst të vetëm, duke përfituar reduktim të kamatëvonesës sipas kategorisë përkatëse”.

Të dhënat zyrtare tregojnë se në kategorinë familjare janë nënshkruar rreth 2,893 aktmarrëveshje, ku 965 abonentë kanë zgjedhur pagesën me këste, ndërsa 1,928 prej tyre i kanë likuiduar faturat e prapambetura me një këst të vetëm duke përfituar ulje me 70% të kamatëvonesës. Ndërkohë, 1,202 kontrata të tjera janë firmosur nga sektori jofamiljar dhe privat.

Kushtet për shtresat në nevojë dhe klientët familjarë

Skema e lehtësuar mbulon detyrimet e krijuara deri më 31 dhjetor 2024 për të gjithë abonentët, ndërsa për kategoritë vulnerabël — si familjet me ndihmë ekonomike, pensionistët kryefamiljarë dhe personat me status të veçantë — mundësia e aktmarrëveshjes shtrihet edhe për faturat e vitit 2025.

Sipas rregullave të vendosura, “këta klientë mund t’i shlyejnë detyrimet e krijuara deri më 31 dhjetor 2025, duke nisur nga një këst minimal prej 1200 lekësh në muaj, me kusht që të mos kenë detyrime të reja të pashlyera për vitin 2026”.

Për të garantuar përballueshmëri, numri maksimal i kësteve është caktuar deri në 240 muaj, me të drejtën e klientit për të zgjedhur një vlerë më të lartë mujore.

Skema sipas fashave për institucionet dhe bizneset

Për institucionet buxhetore, ato jobuxhetore dhe bizneset, numri i kësteve përcaktohet në mënyrë të shkallëzuar në varësi të vlerës së debisë së akumuluar deri në fund të vitit 2024, me kushtin strikt që subjektet të mos kenë krijuar debi të reja gjatë periudhës 2025–2026.

Fashat e kësteve ndahen si më poshtë:

24 këste për detyrimet nga 100,000 deri në 500,000 lekë;

48 këste për detyrimet nga 500,001 deri në 1,000,000 lekë;

60 këste për detyrimet nga 1,000,001 deri në 5,000,000 lekë;

84 këste për detyrimet nga 5,000,001 deri në 10,000,000 lekë;

120 këste për detyrimet administrative që kalojnë vlerën e 10,000,000 lekëve.

Për më tepër, kompania ka miratuar edhe një “skemë speciale” me deri në 24 këste për faturat korrektive, përmbledhëse e sistemuese, si dhe rastet e demontimit apo testimit të matësve.

Shkalla e faljes së kamatëvonesave

Lehtësimi më i madh financiar u ofrohet abonentëve që zgjedhin likuidimin e menjëhershëm të të gjithë detyrimit me një këst të vetëm. Në këtë rast, fashat e zbritjes së kamatëvonesës variojnë sipas profilrit të klientit:

Familjarët përfitojnë reduktim në masën 70% të kamatëvonesës;

Klientët jofamiljarë, buxhetorë dhe jobuxhetorë përfitojnë reduktim në masën 50%;

Biznesi i vogël përfiton “falje të plotë, 100%, të kamatëvonesës, nëse likuidon të gjithë detyrimin menjëherë”.

OSHEE Group nënvizon se këto masa synojnë t’u japin të gjitha kategorive të abonentëve një mundësi reale për të mbyllur përfundimisht faturat e prapambetura dhe për të lehtësuar barrën e tyre financiare.

Next Post
Wake Up” rikthehet në Top Channel me Blendi Salajn dhe dy moderatore të reja

Wake Up rikthehet në Top Channel me Blendi Salajn dhe dy moderatore të reja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bad Bunny siguron Emmy-n e parë, spektakli i Super Bowl shpërblehet me 7 çmime

Bad Bunny siguron Emmy-n e parë, spektakli i Super Bowl shpërblehet me 7 çmime

September 6, 2026
Alarm në Pukë, vatër e re zjarri në Tërbun pas djegies së 3 mijë hektarëve

Alarm në Pukë, vatër e re zjarri në Tërbun pas djegies së 3 mijë hektarëve

September 6, 2026
Katalogu politik i revolucionit permanent

Katalogu politik i revolucionit permanent

September 6, 2026
Vizita e Berishës në SHBA, salla ku mbajti fjalimin shfaqet thuajse bosh (VIDEO)

Vizita e Berishës në SHBA, salla ku mbajti fjalimin shfaqet thuajse bosh (VIDEO)

September 6, 2026
Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

September 6, 2026
Më në fund kontroll real i çmimeve?

Më në fund kontroll real i çmimeve?

September 6, 2026
“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit (VIDEO)

“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit (VIDEO)

September 6, 2026
VIDEO/ Zjarr pas Kodrës së Krastës në Elbasan, rrezikohen dy banesa

VIDEO/ Zjarr pas Kodrës së Krastës në Elbasan, rrezikohen dy banesa

September 6, 2026
“Gënjeshtër totale”/ SHBA mohon pretendimin e Iranit për sulmin ndaj dronit në Hormuz

“Gënjeshtër totale”/ SHBA mohon pretendimin e Iranit për sulmin ndaj dronit në Hormuz

September 6, 2026
“Tërmet” politik në Gjermani! AfD triumfon bindshëm në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt

“Tërmet” politik në Gjermani! AfD triumfon bindshëm në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt

September 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com