• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 7, 2026
  • Login
JavanewsJavanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
JavanewsJavanews
Home Kryesoret

Qeveria ndryshon ligjin për ndërtimet pa leje, ja si do të mbrohen qytetarët që…

by A R
02/09/2026 20:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli i Ministrave ka miratuar dhe i ka përcjellë Kuvendit të Republikës së Shqipërisë projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 66/2023 ‘Për administrimin e objekteve të konfiskuara si ndërtime pa leje’”. Nisma e re ligjore, e propozuar nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, sjell një riorganizim të plotë institucional duke i kaluar kompetencat kryesore te Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK).

Ndryshimet synojnë thjeshtimin e procedurave administrative për përfundimin e ndërtimeve të lëna përgjysmë, mbrojtjen e personave të tretë që kanë porositur njësi banimi, si dhe përdorimin e sipërfaqeve të konfiskuara për strehim social apo interes publik.

Roli i ri i AAPSK-së dhe krijimi i Fondit të Dedikuar

Sipas draftit të ri, AAPSK merr një rol qendror operativ, duke vepruar si përfaqësuese e pronarit shtet pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) dhe Agjencisë së Zhvillimit të Territorit (AZHT). Projektligji përcakton se nga ky moment, “‘Grupi i punës’ është grupi përgjegjës i ngritur pranë AAPSK-së, me urdhër të titullarit, për hartimin dhe realizimin e masave të administrimit e të zhvillimit për ndërtimin, përshtatjen, përfundimin, administrimin dhe shfrytëzimin e objekteve të konfiskuara”.

Për të mbështetur financiarisht këtë proces, krijohet një llogari e posaçme publike, e cila në tekst përkufizohet si “burime financiare, të cilat destinohen për veprimtarinë/zhvillimin e objekteve pa leje, që janë konfiskuar dhe i kanë kaluar në administrim AAPSK-së”. Ky fond do të ushqehet nga të ardhurat e krijuara nga shitja ose dhënia me qira e objekteve të konfiskuara, financimet e ligjshme vendase apo të huaja, si dhe alokimet nga buxheti i shtetit.

Legalizimi i banesave të porositësve dhe mbrojtja e palëve të treta

Një vëmendje e veçantë i është kushtuar qytetarëve që kanë blerë apo porositur njësi banimi e biznesi përpara se të konstatohej shkelja ligjore nga ndërtuesit. Projektligji parashikon mbrojtje të drejtpërdrejtë për kontratat e rregullta noteriale të regjistruara në Kadastër.

Për më tepër, drafti përcakton se “për objektet me shkelje të lejes së ndërtimit, për të cilat gjatë vlerësimit nga grupi i punës konstatohet se janë përfunduar punimet e ndërtimit në strukturë dhe posedohen/përdoren nga palët e treta/porositës/përfitues të njësive individuale me kontratë të hartuar përpara noterit me investitorin/subjektin zhvillues, legalizohen dhe regjistrohen sipas ligjit nr. 20/2020”.

Në këto raste, AAPSK do t’i kërkojë zyrtarisht Kadastrës vijimin e procedurave të legalizimit.

Sa i përket marrëdhënieve financiare, agjencia ka të drejtë të zhdëmtojë palët e treta me mirëkuptim, ndërsa për ndërtuesit që kanë tejkaluar lejen e ndërtimit me mbi 10%, projektligji parashikon masa strikte: “në rast moskryerjeje të pagesës nga ana e tij, merren masa për bllokimin e llogarive bankare apo aseteve të subjektit zhvillues/zbatues/mbikëqyrës/kolaudues, me qëllim mbulimin e shpenzimeve për kryerjen e punimeve”.

Kushtet e ankandit publik dhe lejet e përshpejtuara

Projektligji normon gjithashtu procedurat e shitjes së pasurive të konfiskuara, duke vendosur një dysheme të patundshme financiare. Teksti saktëson se “në asnjë rast nuk lejohet ofrimi i shitjes me një çmim më të ulët se vlera fillestare e ankandit publik”, ndërsa shton kategorikisht se “subjektet, në cilësinë e zhvilluesit/zbatuesit/mbikëqyrësit/kolauduesit të pronës së konfiskuar nuk kanë të drejtë të marrin pjesë në procedurat e shitjes”.

Për të përshpejtuar proceset e rehabilitimit, AAPSK përjashtohet nga të gjitha tarifat e aplikimit për leje ndërtimi, certifikata përdorimi, si dhe nga taksa e ndikimit në infrastrukturë. Nga ana e saj, Agjencia e Zhvillimit të Territorit do të zbatojë procedura të përshpejtuara për miratimin e lejeve të reja të ndërtimit brenda një afati 90-ditor nga depozitimi i kërkesës.

Dispozitat kalimtare dhe e drejta e parablerjes

Të gjitha dosjet, dokumentacioni dhe fondet e akumuluara deri më tani nga Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit do t’i kalojnë AAPSK-së brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e aktit.

Projektligji u lë gjithashtu hapësirë poseduesve aktualë: “subjekteve poseduese, të cilat deklarojnë me vullnetin e tyre objektet e ndërtuara pa leje pranë organit kompetent (AZHT), brenda 6 muajve nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji, do t’u njihet e drejta e parablerjes”.

Ligji i ri parashikohet të hyjë në fuqi 15 ditë pas botimit të tij në Fletoren Zyrtare.

Next Post
“Paketa e Maleve”/ Zgjerohet zona me përparësi për zhvillimin e ekonomisë malore në Bashkinë Shijak

“Paketa e Maleve”/ Zgjerohet zona me përparësi për zhvillimin e ekonomisë malore në Bashkinë Shijak

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bad Bunny siguron Emmy-n e parë, spektakli i Super Bowl shpërblehet me 7 çmime

Bad Bunny siguron Emmy-n e parë, spektakli i Super Bowl shpërblehet me 7 çmime

September 6, 2026
Alarm në Pukë, vatër e re zjarri në Tërbun pas djegies së 3 mijë hektarëve

Alarm në Pukë, vatër e re zjarri në Tërbun pas djegies së 3 mijë hektarëve

September 6, 2026
Katalogu politik i revolucionit permanent

Katalogu politik i revolucionit permanent

September 6, 2026
Vizita e Berishës në SHBA, salla ku mbajti fjalimin shfaqet thuajse bosh (VIDEO)

Vizita e Berishës në SHBA, salla ku mbajti fjalimin shfaqet thuajse bosh (VIDEO)

September 6, 2026
Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

September 6, 2026
Më në fund kontroll real i çmimeve?

Më në fund kontroll real i çmimeve?

September 6, 2026
“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit (VIDEO)

“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit (VIDEO)

September 6, 2026
VIDEO/ Zjarr pas Kodrës së Krastës në Elbasan, rrezikohen dy banesa

VIDEO/ Zjarr pas Kodrës së Krastës në Elbasan, rrezikohen dy banesa

September 6, 2026
“Gënjeshtër totale”/ SHBA mohon pretendimin e Iranit për sulmin ndaj dronit në Hormuz

“Gënjeshtër totale”/ SHBA mohon pretendimin e Iranit për sulmin ndaj dronit në Hormuz

September 6, 2026
“Tërmet” politik në Gjermani! AfD triumfon bindshëm në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt

“Tërmet” politik në Gjermani! AfD triumfon bindshëm në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt

September 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com