74 dite pas rrembimit nga zyra e redaksise se priza.al per tu mbyllur ne qelite e burgut “302” ne kryeqytet, editori i Illyridium Media shpk qe zoteron portalin priza.al, Elio Laze ka lene qelite pak dite me pare.
Që ditën e lënies së qelisë Laze ka paralajmëruar se do t’i drejtohet lexuesit të priza.al, lexuesit të tij personal, miqve, dashamirësve por sidomos armiqve dhe dashakeqasve me një video mesazh ku do të rrëfejë me detaje këtë stuhi “në gotë” që u ngrit në një ditë te ftohtë të 12 shkurtit 2026.
Laze do të sqarojë shumëçka në video mesazhin që do të publikohet pas pak.
Gazetari investigativ Elio Laze njësohësisht edhe editor i priza.al do të flasë me detaje se si arriti që të “bashkojë” të majtën dhe të djathtën politike të vendit për hatër të call centarave.
Ai do të flasë ne këtë pjese të parë të komunikimit publik rreth personazheve “VIP” të cilët harxhuan para, nerva, njohje dhe poste që të rrëmbehej një gazetar nga zyra e punes për tu futur birucave të burgjeve të Tiranës.
Laze do të sqarojë të vërtetat e pathëna rreth akuzuesit te tij i cili faktohet me dokumente konkret qe eshte nje “usta” forex dhe jo nje zyrtar shteti.
Gjithashtu gazetari Laze do te sqaroje per lexuesin e tij dhe te priza.al te gjithe segmentet kriminale shteteror apo privat te cilet gatuan nje çorbe qe kulmoi me arrestimin e tij, e cila i mbeti si “patate” e nxehtë nder duar.
Asnje fakt penal, asnje veprimtari e jashteligjshme, asnje kerkese per perfitime te paligjshme. Thjesht interesa miliardash te prekura nga investigimet dhe shkrimet e priza.al.
Për herë te pare, Elio Laze do te rrefeje per lexuesit cfare ndodhi me date 12 shkurt, se cilet ishin ata qe e rrembyen nga zyra qendrore e Illyridium Media shpk, duke e cuar si askend me pare, ne Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Videomesazhi që do të publikohet pas pak jep të dhëna interesante se si “kallzimtari” i “lënduar” Klaus Shaqiri nuk është anatemuar aspak si punonjës i administratës shtetërore me pagë 680 mijë lek të vjetra, por është DENONCUAR nga priza.al dhe Elio Laze si drejtues i një celule me call centera mashtrues, të cilët dalin nga “xhepi” i deputetit Belind Këllpiçi.
Laze do të sqarojë rolin e drejtuesit madhor të Policisë së Shtetit Neritan Nallbati, jo vetëm në aferën e call centerave por edhe në rrëmbimin e tij nga operacionalja.
Drejtuesi i BKH, ose i FBI Shqiptare, Joni Hysen Keta është “ahengxhiu” i rradhës për të cilin Laze do të ketë sqarimin e tij.
Për të gjithë te sipërpërmendurit por edhe për të tjerë, pas pak në priza.al, në faqen tonë në facebook, instagram, tiktok dhe youtube do të publikohet video mesazhi i editorit të rrëmbyer për 74 ditë të Illyridium Media, Elio Laze.
