E hënë, 14 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Aksidenti tragjik në Mirditë, në makinë tre të rinj, viktimë një 20-vjeçar! Të plagosurit nisen drejt Traumës me helikopter

Ilustrim · Vizion Plus

Detaje të reja mësohen nga aksidenti i rëndë i ndodhur në Kurbnesh të Mirditës pasditen e sotme, 30 gusht, ku një automjet doli nga rruga dhe përfundoi në greminë.

Sipas të dhënave të policisë, ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, në fshatin Kurbnesh. Automjeti drejtohej nga shtetasi A. K., rreth 20 vjeç, ndërsa në të udhëtonin edhe dy persona të tjerë.

Si pasojë e aksidentit, pasagjeri C. N., rreth 20 vjeç, ka ndërruar jetë. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit, A. K., dhe pasagjeri tjetër, një i mitur rreth 15 vjeç, kanë mbetur të plagosur.

Dy të plagosurit ndodhen në gjendje të rëndë dhe janë transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh