E hënë, 14 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

U nis të vriste pronarët e hotelit që i bënë nipin 18-vjeçar për spital, burg pa afat për xhaxhain

Ilustrim · Vizion Plus

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg pa afat Melison Nelën, 47-vjeçarin i cili u arrestua më 29 gusht, pasi po shkonte i armatosur drejt një hoteli në Golem për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin e tij.

Ngjarja ndodhi ditën e shtunë. 47-vjeçari Nela u kap me armë zjarri automatik, 3 karikatorë dhe 84 fishekë luftarakë.

Sipas policisë, gjithçka nisi pasi nipi 18-vjeçar, Genti Nela ishte dhunuar nga katër persona (dy prej tyre pronarë të hotelit ku i riu punonte), zonën e Malit të Robit në Golem.

18-vjeçari nuk ishte paguar për punën e bërë. Sipas bluve, djemtë e pronarit, Florian dhe Arbër Habilaj, 28 dhe 36 vjeç, bashkë me shokun e tyre Ernold Dragotin 20 vjeç e dhunuan të riun. Djali i vogël i pronarit dhe miku i tij përfunduan pas hekurave për dhunim personi, ndërsa vëllai i tij i madh u shpall në kërkim.

I proceduar në gjendje të lirë përfundoi edhe dhëndri i familjes. Për dhunimin e 18 vjeçarit policia zbuloi se ata kishin pastruar vendngjarjen dhe kishin ndërhyre në kamerat e sigurisë së biznesit.

Genti Nela pas dhunës përfundoi në spital ku mori ndihmë mjekësore.

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh