Kosova
E rëndë në Prishtinë, një grua sulmon me sëpatë fëmijët në park

Ilustrim · Vizion Plus
Një grua është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se ka sulmuar fëmijët me sëpatë në një park dhe ka dëmtuar hapësirën.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur të dielën, rreth orës 18:30.
Pas informacioneve se një grua po sulmonte fëmijët dhe po dëmtonte hapësirën, policia shkoi në vendin e ngjarjes ku bëri ndalimin e të dyshuarës.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua sëpata, ndërsa gruaja u shoqërua në polici.




