E hënë, 14 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Përkeqësohet zjarri në Shkopet, rrezikohen të digjen 250 krerë lopë, kërkohet ndihmë për evakuimin e barinjve

Ilustrim · Vizion Plus

Është përkeqësuar situata e zjarrit në Shkopet.

Flakët kanë përparuar me shpejtësi, ndërsa situata më kritike paraqitet në Trodhe, aty ku rrezikohet të digjen 250 krerë lopë.

Aktualisht është kërkuar një ndërhyrje më e shpejtë nga ajri si dhe ndihmë për evakuimin e barinjëve dhe lopëve, të cilët janë të rrethuar nga flakët dhe tymi.

Zjarri që përfshiu masivin pyjor me dyshqe në fshatin Madhesh të Shkopetit është përhapur në sipërfaqe të konsiderueshme.

Edhe në Sllatinë të Dibrës, Vajkal e Qafë Helmes të Bulqizës zjarret mbeten aktive, teksa operacioni tokësor po vijon për vënien nën kontroll të tyre.

 

 

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh