E hënë, 14 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Këshilli Bashkiak Klos kundër reformës territoriale, nuk pranon shkrirjen me Matin

Ilustrim · Vizion Plus

Këshilli i Bashkisë Klos ka votuar kundër reformës territoriale të propozuar nga mazhoranca.

Pas zhvillimit të katër dëgjesave publike në njësitë administrative, Këshilli Bashkiak Klos është mbledhur këtë të hënë dhe ka dalë me vendim në lidhje me projekt-propozimin e mazhorancës për reformën administrative-territoriale.

13 këshilltarë morën pjesë në këtë mbledhje nga 21 anëtarë që ka gjithsej.

Anëtarët që morën fjalën deklaruan së shkrirja e Bashkisë Klos dhe bashkimi me Matin është në dëm të komunitetit pasi largohen shërbimet.

Pas fjalimeve, kryetarja e Këshillit Bashkiak, Hazbie Dedolli e hodhi në votim.

12 këshilltarë votuan kundër projekt-propozimit për shkrirjen e Bashkisë Klos, ndërsa 1 këshilltar abstenoi.

 

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh