E hënë, 14 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Sarr bardhezi! Juventus arrin marrëveshjen me Tottenham

Ilustrim · Vizion Plus

Juventus ka arritur marrëveshjen me Tottenhamin për futbollistin Pape Matar Sarr.

Mediat sportive italiane raportojne se mesfushori senegalez ka insistuar fort për të veshur fanellën bardhezi dhe do të transferohet te Juventusi në formë huazimi me të drejtë blerjeje, për një vlerë totale rreth 30 milionë euro.

E drejta e blerjes mund të shndërrohet në detyrim blerjeje nëse Juventusi kualifikohet për kompeticionet europiane.

Pjesë e kushteve është gjithashtu numri i paraqitjeve që Sarr do zhvillojë gjatë sezonit. / VIZION PLUS

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh