E hënë, 14 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Pylli kërkon 100 vjet të “rilindë”, specialistët: Zjarri “vret” tokën, bimësinë dhe pemët

Ilustrim · Vizion Plus

Prej muajsh, flakët kanë përfshirë sipërfaqe të konsiderueshme pyjore në vend, duke lënë pas mijëra hektarë me pyje e bimësi të djegur.

Zjarri mund të shuhet brenda disa ditësh, por një pylli I duhen mbi 100 vjet për t’u rikthyer në gjendjen e mëparshme.

“Kjo varet nga shumë faktorë, pjerrësia e terrenit, trashësia e horizontit produktiv të tokës, kushtet atmosferikë, lloji i bimësisë që ka qenë. Por, koha e kthimit pa ndihmën e njeriut, pra në mënyrq natyrore kalon 100 vjecarin në shumicën e rasteve. Ka raste të tjera që mund të ndodhi më shpejt për shkak të kushteve atmosferike, por vart në dorë të natyrës. Nëse njeriu ndërhyn atëherë koha shkurtohet.mund të jetë në 30-50 vjet”, tha Ramiz Metaliaj, pedagog, Fakulteti i Shkencave Pyjore, UBT.

Në vendin tonë masivet pyjore, thotë Metaliaj, janë të përbera kryesisht nga ah, dushqe dhe  pisha. Këto të fundit janë vecanërisht të ndjeshme dhe rigjenerimi I tyre është më I vështirë.

“Dallimi mes dushqeve dhe pishave është se pisha po u dogj nuk del, duhet të bjerë fara që të mbijë pisha nga e para. Kur kemi zjarr me intensitet të lartë ekziston rreziku i shpërllarjs së dheut produktim, erozionet pas zjarrit,që eleminon mundësinë e mbirjes së farave, ose mbirja e barishteve që len farën pezull, pa kontakt me tokën”, shtoi Metaliaj.

Humbja e shtresës pjellore të tokës mund ta bëjë dëmin edhe më afatgjatë. Pas zjarrit, shirat mund të marrin me vete dheun produktiv, veçanërisht në terrenet e pjerrëta, duke lënë pas një sipërfaqe shkëmbore.

“Materiali drunor i djegur duhet të vendoset horizontalisht për të penguar shpëlarjen e sipërfaqes. Shiu i parë mund ta çojë hirin poshtë dhe pastaj ngelet vetëm shkëmbi. Në shkëmb nuk mbin asgjë. Nëse hiri ruhet, krijohen kushte të mira për mbirjen e farave”, tha Metaliaj.

Ndërhyrjet e para pas zjarrit, nga frenimi i erozionit te pyllëzimi dhe mbështetja e ripërtëritjes natyrore, sipas ekspertit, janë vendimtare për të shkurtuar kohën e ripërtëritjes.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh