E hënë, 14 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

U arrestua bashkë me Ergys Agasin, Uljan Shpataraku transferohet në paraburgimin e Peqinit

Ilustrim · Vizion Plus

Ish-zyrtari policor, Uljan Shpataraku është transferuar në paraburgimin e Peqinit,  pas vendimit të Gjykatës së Posaçme më 29 gusht për ta lënë në masën e sigurisë “arrest me burg”.

Shpataraku u arrestua më 26 gusht, teksa ndodhej në makinë së bashku me të shumëkërkuarin e SPAK, Ergys Agasi.

Ai akuzohet për përkrahje të autorit të krimit.

Në një seancë maratonë prej 7 orësh, të premten më 28 gusht, edhe Ergys Agasi u la në masën arrest në burg, ndërsa u vendos në paraburgimin e Bradasheshit.

Pasi të hetohet nga SPAK, nëse do të provohet se Ulian Shpataraku ka qenë një nga anëtarët e organizatës kriminale, atëherë fati i tij do të jetë duart e togave e zeza të gjykatës së posaçme.

Me 6 gusht ai ishte shpallur në kërkim sepse kishte kërcënuar stafin e një hoteli në Himarë me pretendimin se nuk i kishte pëlqyer shërbimi.

Ulian Shpataraku ka mbajtur disa funksione në polici, nga Shef i Seksionit të Trafiqeve dhe Narkotikëve në Elbasan, detyrë nga e cila u pezullua për shpërdorim.

Por më pas u emërua në dhjetor 2024 si Zv.drejtor i Policisë së Elbasanit përreth dy muaj.

Ndërkaq në dy vitet e fundit ai ka punuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë në Tiranë deri në përjashtimin e tij nga drejtori i komanduar Sokol Bizhga për mosparaqitje në punë./vizionplus.tv

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh