Kryefjala Logo

“Pse nuk poston?”/ Selin Bollati shfaqet me dorën e fashuar, problemet shëndetësore e largojnë nga rrjetet sociale

29 Gusht, 2026 | 8:54 am

Mungesa e Selin Bollatit nga rrjetet sociale ka bërë që shumë prej ndjekësve ta pyesin se përse nuk po poston si zakonisht. Tashmë fituesja e “Big Brother VIP Albania” ka treguar vetë arsyen.

Në një Instagram Story të publikuar së fundmi, Selin shfaqet në makinë me dorën e fashuar pas marrjes së ndihmës mjekësore. Në foto ajo ka vendosur disa herë pyetjen “Pse nuk poston?”, ndërsa përgjigjja e saj ishte e shkurtër: “That’s my Why ” – “Kjo është arsyeja ime”.
B66F074A DE4C 4A2E 8FDF C21D7148BFE8 83FBC55F CE19 4988 A467 98856B74CD0C

Në fakt, problemet shëndetësore të Selinës kishin nisur disa ditë më parë. Për shkak të gjendjes, asaj i është dashur të marrë edhe serume. 

Selin e kishte përshkruar me humor situatën si “gjendje kritike”, ndërsa kishte treguar se, pavarësisht se nuk ndihej mirë, po përpiqej të vazhdonte angazhimet gjatë ditës dhe të merrte trajtimin në mbrëmje. 

Postimi i fundit duket se është edhe përgjigjja përfundimtare për ndjekësit që kishin vënë re mungesën e saj: problemet shëndetësore dhe trajtimi që po merr janë arsyeja e shkëputjes së përkohshme nga postimet.

Të ngjashme