Showbiz
Rizarta Hoxha reagon pas videos së puthjes: “Është më shumë se 2 vite e vjetër”
29 Gusht, 2026 | 1:21 pm

Pas videos së publikuar së fundmi, ku Rizarta Hoxha shfaqet duke u puthur me një djalë, ka ardhur edhe reagimi i saj.
Rizarta ka komentuar publikisht duke sqaruar se pamjet nuk janë të kohëve të fundit, por janë realizuar më shumë se dy vite më parë.
“Video është më shumë se 2 vite e vjetër. Jeni njerëz mizorë. Një vajzë ka të drejtë të njohë njerëz. Shpresoj t’ju kthehet njësoj gjithë kjo që po bëni!”, shkruan ajo.
Por reagimi i saj nuk është ndalur me kaq. Një ndjekës e ka pyetur edhe për një tjetër episod, duke pretenduar se gjatë qëndrimit në Como ajo ishte parë me një tjetër djalë.
Edhe në këtë rast Rizarta ka dhënë versionin e saj, duke sqaruar se personi që e shoqëronte ishte brand manager i Benian dhe se këtë mund ta vërtetojnë edhe postimet e fotografitë e publikuara në Instagram.
“Po, në Como isha me brand manager të Benian. I ke postimet dhe fotot në Instagram. Keni ndonjë pyetje tjetër, cili djalë është afruar në rrezen time?”, është përgjigjur Rizarta me ironi.

Ajo ka bërë të ditur se kjo situatë e ka kaluar çdo kufi të informacionit dhe përbën një cenim të rëndë të jetës së saj private, duke kujtuar se edhe figurat publike gëzojnë të drejta ligjore dhe se kurioziteti i publikut nuk përbën interes publik.
Në reagimin e saj në InstaStory, Rizarta i është referuar nenit 625 të Kodit Civil, Ligjit për Mbrojtjen e Të Dhënave Personale, si dhe Nenit 8 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Ajo ka paralajmëruar se kjo çështje nuk do të trajtohet më publikisht, por do të ndiqet kategorikisht në rrugë ligjore.

E gjitha nisi pasi në rrjet u publikua një video nga Elton Tozaj ku Rizarta Hoxha shfaqej duke u puthur me një djalë, ndërsa mbi pamje ngrihej pyetja nëse momenti ishte regjistruar “para apo pas udhëtimit në Spanjë”.
Videoja erdhi në një kohë kur jeta sentimentale e Rizartës ishte vendosur në qendër të vëmendjes pas disa fotove dhe aludimeve që kishin qarkulluar ditët e fundit. Pas komenteve të shumta, Rizarta vendosi të reagojë vetë, duke sqaruar se videoja është më shumë se dy vite e vjetër dhe duke kritikuar mënyrën se si po komentohet jeta e saj private.












































