Showbiz
Fotoja që shkaktoi zhurmë, DJ PM thyen heshtjen dhe vendos pikat mbi “i”
26 Gusht, 2026 | 9:04 pm
DJ PM ka reaguar publikisht pas lajmeve të fundit që qarkulluan për jetën e tij private, ku një fotografi e publikuar në rrjet e gjeneruar me inteligjencë artificiale tregonte atë të përqafuar me një vajzë tjetër.
Por pas gjithë zhurmës, DJ PM ka vendosur të reagojë.
Përmes një deklarate në InstaStory, ai i cilëson të pavërteta informacionet e publikuara për të dhe kritikon faktin që janë paraqitur si fakte pa u verifikuar.
“Është e papranueshme që të publikohen informacione të pavërteta dhe të paraqiten si fakte, pa u verifikuar më parë me mua apo me burime të besueshme. Lajmet e tilla dëmtojnë padrejtësisht imazhin dhe reputacionin tim”, shkruan DJ PM.
DJ PM u bën gjithashtu thirrje portaleve të tregojnë profesionalizëm dhe përgjegjësi, duke kërkuar që informacionet të verifikohen përpara publikimit.
Ai shkon edhe më tej, duke paralajmëruar se nëse publikimet që i konsideron të pavërteta vazhdojnë, është i gatshëm t’i drejtohet rrugës ligjore.
“Nëse këto publikime vazhdojnë, do të detyrohem të ndërmarr edhe hapat e nevojshëm ligjorë për mbrojtjen e reputacionit tim”, shkruan ai.













































