Kryefjala Logo

Dikush nuk është kursyer! Roza Lati “mbulohet” me trëndafila të kuq, kush fshihet pas dhuratës speciale?

27 Gusht, 2026 | 11:19 pm

Roza Lati ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me postimin e saj të fundit në Instagram, ku ka treguar një surprizë jo të zakonshme.

Moderatorja shfaqet e rrethuar nga buqeta të mëdha me trëndafila të kuq, ndërsa vetë ajo ka zbuluar edhe numrin: 500 trëndafila.

“500 Roses a special gift”, ka shkruar Roza krahas publikimit, duke e cilësuar surprizën si një “dhuratë speciale”.

IMG 6193
Screenshot

Në fotografitë e publikuara, Roza pozon mes trëndafilave e veshur me një fustan të bardhë, por pa zbuluar se nga kush i ka ardhur dhurata.

Pikërisht mungesa e një emri ka lënë hapësirë për kureshtje: kush vendosi ta surprizonte me plot 500 trëndafila të kuq?

Postimi ka marrë menjëherë reagime dhe komente nga ndjekësit, ndërsa Roza, të paktën deri në postimin e publikuar, ka zgjedhur ta mbajë mister personin që qëndron pas surprizës.

Të ngjashme