LIVE UPDATES
Ekonomi

Periudha Mars-korrik/ Shqiptarët shpenzuan 80 milionë euro më shumë për të blerë naftë, për konsum të njëjtë

Mungesa e alternativave të zhvilluara të transportit publik, sidomos jashtë Tiranës dhe për lëvizjet ndërqytetëse, teksa Shqipëria është vendi i vetëm në Europë pa trena, e bën përdorimin e automjetit një nevojë që vështirë se mund të reduktohet edhe kur çmimi i naftës rritet fort.

2 Shtator 2026, 07:37 Nga I.A
Periudha Mars-korrik/ Shqiptarët shpenzuan 80 milionë euro më
Grafiku

TIRANË- Në teori, kur çmimi i karburantit rritet, drejtuesit e mjeteve priren të kufizojnë përdorimin e makinës. Në Shqipëri, kjo lidhje duket shumë më e dobët. Mungesa e alternativave të zhvilluara të transportit publik, sidomos jashtë Tiranës dhe për lëvizjet ndërqytetëse, teksa Shqipëria është vendi i vetëm në Europë pa trena, e bën përdorimin e automjetit një nevojë që vështirë se mund të reduktohet edhe kur çmimi i naftës rritet fort.

Të dhënat e importeve për periudhën mars-korrik 2026 e tregojnë këtë qartë. Në pesë muaj u importuan rreth 305.8 mijë tonë karburante, vetëm 1.2% më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur sasia ishte rreth 309.6 mijë tonë.

Rënia e lehtë e importeve erdhi kryesisht nga prilli dhe maji, kur sasitë e futura në vend ishin përkatësisht 14.3% dhe 7.3% më të ulëta se një vit më parë. Në mars, importet u rritën me 2.8%, ndërsa tendenca ndryshoi ndjeshëm në verë.

Në qershor ato u shtuan me 4.6% dhe në korrik me 6.9%, të ndikuara edhe nga rritja sezonale e lëvizjeve dhe fluksi turistik.

Por, ndërsa konsumi në sasi ndryshoi pak, fatura që paguan shqiptarët ishte shumë më e lartë.

“Monitor” ka përllogaritur se, duke supozuar që karburantet e importuara kanë kaluar për konsum në tregun vendas, për sasitë e importuara nga marsi deri në korrik janë shpenzuar rreth 71.3 miliardë lekë, bazuar në çmimin mesatar mujor të naftës në tregun vendas.

Për të njëjtën sasi karburanti, nëse çmimi do të kishte mbetur në nivelin mesatar të vitit të kaluar prej rreth 175 lekësh për litër, fatura do të ishte rreth 63.7 miliardë lekë (shiko grafikun).

Diferenca arrin në rreth 7.6 miliardë lekë, ose afërsisht 80 milionë euro më shumë, të paguara vetëm si pasojë e çmimit më të lartë të karburantit.

Efekti ishte më i fortë në muajt kur çmimi mesatar i naftës qëndroi në nivele të larta. Në mars, çmimi mesatar ishte 198.4 lekë për litër, në prill u rrit në 209.5 lekë, ndërsa në maj ishte 197.5 lekë. Qershori solli një lehtësim të përkohshëm, me mesataren që ra në 182.4 lekë, por në korrik çmimi u rrit sërish në 195.6 lekë për litër.

Vetëm në korrik, rreth 75.8 mijë tonë karburante të importuara korrespondojnë me rreth 90.2 milionë litra (1 ton llogaritet në rreth 1190 litra).

Me çmimin mesatar prej 195.6 lekësh për litër, fatura llogaritet në rreth 17.6 miliardë lekë, kundrejt 15.8 miliardë lekëve që do të kushtonte e njëjta sasi me çmimin 175 lekë për litër.

Në prill, kur çmimi mesatar arriti nivelin më të lartë të periudhës, prej 209.5 lekësh për litër, importet ranë ndjeshëm. Megjithatë, tkurrja e konsumit nuk ishte e mjaftueshme për të kompensuar shtrenjtimin. Për rreth 61.9 milionë litra të përllogaritura, fatura ishte rreth 13 miliardë lekë, mbi 2.1 miliardë lekë më shumë se me çmimin mesatar të vitit të kaluar.

Nafta më e shtrenjtë në rajon, asnjë masë lehtësuese

Shqipëria ka naftën 30% më të shtrenjtë se rajoni, për shkak të ngarkesës fiskale.

Pavarësisht ngarkesës më të lartë fiskale, në krahasim me vendet e tjera të rajonit, Shqipëria ka përdorur një paketë më të kufizuar lehtësuese për të amortizuar shtrenjtimin e karburanteve.

Në disa vende fqinje u ndërhy drejtpërdrejt me ulje të akcizave, TVSH-së ose kufizim të marzheve të tregtimit.

Kosova vendosi kufij maksimalë për marzhet e tregtimit të karburanteve, ndërsa Maqedonia e Veriut ndërhyri me uljen e TVSH-së dhe të akcizave. Serbia uli akcizën e naftës, ndërsa Mali i Zi ndërhyri po ashtu përmes uljes së akcizave.

Në Shqipëri, përveç ndërhyrjes përmes Bordit të Transparencës, u aplikua për një periudhë shumë të shkurtër edhe ulja me 20% e akcizës, pasi çmimi i naftës kaloi nivelin 220 lekë për litër.

Masa u përdor vetëm në fillim të prillit, kur nafta arriti në 224 lekë për litër, ndërsa më pas çmimet u mbajtën nën pragun që aktivizonte uljen.

Struktura e lartë e taksave vijon ndërkohë të mbajë një pjesë të konsiderueshme të çmimit final të karburantit. Akciza, taksa e qarkullimit, taksa e karbonit dhe TVSH-ja përbëjnë së bashku mbi 100 lekë për litër në çmimin e naftës, duke kufizuar hapësirën që rënia e çmimeve ndërkombëtare të transmetohet plotësisht te konsumatori.

Më e fituara nga kjo situatë deri tani ka dalë qeveria, që ka arkëtuar më shumë TVSH si rrjedhojë e çmimeve më të shtrenjta, ndërsa ka shpenzuar vetëm 37 milionë lekë, kur çmimi ka qenë disa ditë mbi 220 lekë në prill, nivel mbi të cilin aktivizohet ulja me 20% e akcizës./Monitor.al

periudha mars-korrik

Sondazh

Poll

Pas fjalimeve para kryeministrisë qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

Pas fjalimeve para kryeministrisë qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

PAMJE dramatike nga zjarri në Tërbun të Pukës, flakët shkrumbojnë masivin pyjor

99 ditë revoltë kundër qeverisë Rama/ Qytetarët marshojnë drejt kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen

Bie zjarr pranë banesave në Krastë të Elbasanit, në rrezik dy shtëpi

Thirrja e Berishës nga Amerika: Diaspora të bashkohet me protestën qytetare në Shqipëri...

Berisha: Kam besim se SHBA do t’i ndihmojnë shqiptarët në betejën kundër narkoshtetit

Berisha nga SHBA: Nga kjo platformë kam një kushtrim për të gjithë shqiptarët në botë

Berisha me shqiptarët në SHBA: Ata që firmosën ndalimin tim, sot janë non-grata në vendin e tyre

Berisha me shqiptarët në Amerikë: Diaspora në Shtetet e Bashkuara është fati i bardhë...

Këlliçi nga New Jersey: Takimi më madhështor i organizuar ndonjëherë nga një politikan shqiptar

Katër vatra zjarri regjistrohen në pyllin e Semanit, flakët përhapen me shpejtësi nga era

“Hajde ikim se na q*** nanën”/ Shqiptarët hyjnë në shtëpinë e influenceres spanjolle...

Momente nga takimi i Berishës me përfaqësuesit e Diasporës në SHBA: 46% e shqiptarëve janë larguar..

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska tregtimi

Pagat e magjistratëve, Rama:Secili institucion është në vendin e vet, çdo gjë tjetër është humbje...

"Ja ku ka gabuar SPAK"/ Rama përballë 300 pyetjeve: S’kam ndërmend të zgjedh pasardhës!

Zjarri vijon prej 24 orësh në kodrat e Bardhajve, kërkohet ndërhyrje nga ajri

Banesa, ullishte e sipërfaqe pyje të shkrumbuara, ja çfarë la pas zjarri që "përpiu" Himarën

Zjarr në qarkun e Shkodrës, flakët përhapen me shpejtësi

Rama bën rolin e avokatit mbrojtës të Serbisë: Duhet ta kemi në tryezën e BE-së

Pas betejës me flakët, ja çfarë la pas zjarri në Himarë

Rama: Integrimi gradual është mënyra e vetme për tu futur në BE

Regjistrohet një vatër zjarri në Selenicë, zjarrfikëset në vendngjarje

Flakët pushtojnë Himarën, dy banesa janë djegur dhe 40 të tjera rrezikohen

PAMJE të frikshme nga zjarri në Himarë/ Dy banesa të shkrumbuara dhe 40 të tjera në rrezik

Himara në "Ferr", nis evakuimi i disa banorëve, zjarri merr përmasa masive

Zjarri masiv në Himarë, përkeqësohet situata, flakët u afrohen banesave

Pas fjalimeve para kryeministrisë qytetarët nisin marshimin, thirrje në kor: Nuk shitet Shqipëria

Zjarr në një hotel në Velipojë, evakuohen pushuesit! Zjarrfikëset në vendngjarje

Zjarr masiv edhe në Himarë, era e fortë favorizon flakët

Zjarr në fshatin Picar të Gjirokastrës, flakët në afërsi të banesave, banorët në alarm

97 ditë revoltë kundër qeverisë Rama/ Qytetarët marshojnë drejt kryeministrisë

"Kur do të vijnë"/ Zjarri përfshin Fierin, banorët të zemëruar: Ku është zjarrfikësja?

Përplasja e biznesmenëve në Vlorë/ Lamallari: Personat në kërkim do të gjenden e do të dalin para...

Situata e zjarrit në Qafën e Koshovicës kritike, bllokohet qarkullimi në aksin Fier-Levan

PAMJE APOKALIPTIKE/ Zjarri në Levan merr përmasa të mëdha, banorët me çanta në krahë...

Shtëllunga e tymit nga zjarret në Fier arrijnë në Vlorë, nxihet qielli

Fshatrat e Niklës nën pushtetin e flakëve/ Kalaja: Asnjë helikopter në horizont

Kalaja: Prej orës 10:30 në luftë me flakët, zjarri avancon drejt banesave në Zezë dhe Greps

Përkeqësohet situata e zjarrit në Levan, alarmohen banorët, ndërhyrje nga ajri

Përplasja e biznesmenëve në Vlorë, Rama: Toka që u bë ‘mollë sherri’ do të shpronësohet

Zjarri i madh përfshin Radostinën në Fier, era përhap flakët drejt Levanit

Vatra e zjarrit në Radostan përhapet drejt Levanit, rrezikohen dy lokale dhe një pikë karburanti

Berisha drejt SHBA-së: Në rrafshin tim unë shkoj e takoj miqtë e mi, dhe u them unë erdha

Regjistrohet një vatër zjarri në Nikël, era përhap flakët në drejtim të shkurreve

Vijon protesta para Gjykatës Penale, qytetarët kërkojnë lirimin e të arrestuarve: Arrestoni Ramën

Përplasja mes biznesmenëve në Vlorë, sekuestrohet një ‘Range Rover’ me shenja plumbash

Pas fjalimeve te Kryeministria, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

Dalin pamjet kur personat që shoqëronin Luan Muçën largohen nga hoteli i Bedinajt!

Dalin pamjet kur personat që shoqëronin Luan Muçën largohet nga hoteli i Bedinajt!