"Nuk shitet Shqipëria"/ 99 ditë revoltë, qytetarët nuk e ndalin rezistencën, oshëtin bulevardi: Shqipëria kërkon revolucion
"Dy kërkesa janë urgjente, dorëheqja e Ramës dhe qeveria teknike"/ Protestuesi: Nesër 100-ditëshi, protestë k...
"Dy kërkesa janë urgjente, dorëheqja e Ramës dhe qeveria teknike"/ Protestuesi: Nesër 100-ditëshi, protestë k...
Berisha nga SHBA: Nga kjo platformë kam një kushtrim për të gjithë shqiptarët në botë, Shqipëria du...
Vatër zjarri në kodrat e Peshkëpisë në Selenicë, era favorizon përhapjen e flakëve 6 Shtator, 16:26 ...
Zbulohet si funksiononte skema e shitjes së drogës në Ksamil, anëtarët e grupit vinin nga Tirana dhe Elbasani vetë...
Gjykatësi i rastit në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Sabit Sadikaj, tha se vendimi për veprën penale “përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” do të shpallet më 8 shtator, raporton Betimi për Drejtësi.
KOSOVË- Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është shpallur fajtor për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend më 21 mars 2018, në ditën kur ishte ratifikuar marrëveshja e demarkimit të kufirit me Malin e Zi.
Gjykatësi i rastit në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Sabit Sadikaj, tha se vendimi për veprën penale “përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” do të shpallet më 8 shtator, raporton Betimi për Drejtësi.
Në seancën e 8 shtatorit, palët do të paraqesin rrethanat lehtësuese dhe rënduese për këtë rast.
Më 10 prill, para gjykatës Sveçla ishte deklaruar i pafajshëm. Ndërkaq, në seancën e 2 shtatorit, ai nuk ishte i pranishëm në gjykatore.
Njoftimi për shpalljen fajtor të Sveçlës vjen disa ditë pasi Gjykata Themelore në Prishtinë e liroi nga akuzat për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend ministrin në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.
Sipas aktakuzës së ndryshuar, Sceçla akuzohet se më 21 mars, në sallën plenare të Kuvendit, gjatë një seance të jashtëzakonshme ka përdorur gaz lotsjellës. Sipas Prokurorisë, ai e ka aktivizuar bombolën me gaz dhe e ka hedhur brenda sallës disa herë pa paralajmërim, duke mos u dhënë personave të pranishëm mundësi për t’u larguar.
Prokuroria ka hequr dorë nga ndjekja penale për veprën “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, për shkak të parashkrimit të kësaj vepre.
Bashkë me Sveçlën akuzohen edhe ministrja në detyrë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli-Dalipi, ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba dhe ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Drita Millaku.
Gazi lotsjellës është përdorur nga deputetët e Kuvendit të Kosovës për të kundërshtuar një sërë zhvillimesh politike.
Më 2015, deputetët e LVV-së, që kundërshtonin marrëveshjen për normalizimin e raporteve me Serbinë hodhën gaz lotsjellës në sallën plenare.
Më pas, edhe ata të Aleancës dhe Nismës Socialdemokrate iu bashkuan kundërshtimit për marrëveshjen për demarkimin e kufirit me Malin e Zi, duke hedhur gaz në ambientet e Kuvendit. Tre vjet më vonë, kur kjo marrëveshje u votua, në Kuvend sërish u hodh gaz lotsjellës dhe pati tensione dhe protesta brenda dhe jashtë ambienteve të organit ligjvënës./REL
Sali BerishaSali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas protestës së zhvilluar mbrëmjen e so...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratave të Gjermanisë se Rusia qëndron pas sulmit me dron në aerop...
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh kreu i LVV-së, Albin Kurti, ka folur lidhur me ...
Vjosa Osmani KOSOVË- Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani para mbledhjes me Grupin Parlamentar të kësaj partie...
Lumir Abdixhiku KOSOVË- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se gjashtë deputetë të partisë s...
Erion Veliaj TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka miratuar sot nga qelia vendimet e para. Sipas njoftimit të Bashkisë s&eu...
Bekim Sejdiu KOSOVA- Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka miratuar unanimisht marrëveshjen politike me Lëvizjen Vetëvendosje p&eu...
pamje nga takimi TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka takuar gjatë ditës së sotme Osman Osmanin dhe Elez Osman...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka njoftuar përmes një postimi publik në rrjetet sociale, zhvi...
Gazment Bardhi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi akuzon qeverinë se po tenton të mashtrojë Brukselin ...