Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

Risi në Champions League, UEFA mendon për lojtarët që do të debutojnë (VENDIMI)

Shkruar nga NEWSPORT
Risi në Champions League, UEFA mendon për lojtarët që do
Risia e UEFA-s në Champions League

Sezoni i ri në UEFA Champions League pritet të nisë më 8 shtator, ku përballja që do të çelë këtë edicion do të jetë ajo mes AEK-ut të Athinës dhe LASK.

Në vigjilje të startit të sezonit, UEFA ka menduar dhe për lojtarët e rinj që do të debutojnë për herë të parë në kompeticionin më të rëndësishëm të Europës.

Bëhet fjalë për një stemë speciale që do të vendoset në mëngën e fanellës së futbollistëve, në fund të stemës tradicionale të Champions ku do të shkruhet “DEBUT” (ndeshja e parë zyrtare me klubin).

Kjo risi do të vihet në zbatim vetëm një herë dhe në momentin që lojtari do të zbresë në fushë me këtë veçori në fanellën e veshur, ndeshjet pasardhëse fanellat do të jenë po të zakonshmet.

Po, ashtu, që kjo risi të jetë e zbatueshme, kriter është vendosur që lojtari i cili e mban veshur fanellën, duhet të jetë medoemos titullar, pra ta nisë nga minuta e parë ndeshjen në Champions, ose të futet si zëvendësues nga stoli. Pra, nëse lojtari nuk aktivizohet, nuk do të ketë të drejtën të marrë këtë stemë.   

Poll

Lexo gjithashtu