Bayern Munich fiton me rezultatin 1-4 përballjen kundër VfL Osnabruck në ndeshjen e parë në Kupën e Gjermanisë (DFB POKAL).
Ekipi nga Bundersliga 2 arriti të shënonte i pari që në minutën e 5-të me anë të sulmuesit Robin Meissner. Bavarezët arritën të reagonin brenda pjesës së parë me golat e Harry Kane në minutën e 18-të dhe të Tom Bischof në minutën e 24-të.
Në të dytën të besuarit e Vincent Kompany arritën të shënonin dhe dy herë të tjera në minutën e 73-të me Michael Olise dhe në minutën e 86-të me Harry Kane. Bayern Munich kalon kështu në raundin tjetër ku është në pritje të kundërshtarit të radhës.
Goli i Robin Meissner
Goli i Harry Kane
Goli i Tom Bischof
Goli i Michael Olise
Goli i Harry Kane






