Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

E mbylli me 5 rekorde kombëtare, por nuk mori medaljen në Lojërat Mesdhetare, Erkand Qerimaj: Nuk ishte e shkruar, sporti të mëson se jo çdo garë...

Shkruar nga NEWSPORT
E mbylli me 5 rekorde kombëtare, por nuk mori medaljen në Lojërat
Erkand Qerimaj

Erkand Qerimaj i shkoi shumë pranë medaljes në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, mirëpo nuk ia doli të linte gjurmë, ashtu siç ai e kishte planifikuar.

Peshëngritësi shqiptar mbylli një tjetër kapitull të karrierës, ndërsa kthehet me faktin që ka thyer 5 rekorde kombëtare, të cilat ai i shpjegon në një postim të gjatë në profilin e tij në Facebook.

Siç edhe vetë Qerimaj, e shpreh, përtej faktit që tentoi me çdo kusht të shkonte drejt zonës së medaljeve, nuk ishte e shkruar t’ia dilte në këtë mision.

Po ashtu, peshëngritësi potencon se në sport, jo çdo garë matet vetëm me medalje dhe se fitore është të dalësh në platformë dhe të luftosh deri në kilogramin e fundit dhe të tregosh se ke ende forcën dhe dëshirën për të shkruar historinë.

POSTIMI:

LOJËRAT MESDHETARE – TARANTO 2026

Një tjetër kapitull mbyllet në karrierën time sportive… dhe këtë herë, nga Taranto, kthehem me 5 REKORDE KOMBËTARE!

Në kategorinë 85 kg, një peshë e re dhe më e madhe se kategoritë ku kam garuar në Lojërat e mëparshme Mesdhetare, arrita të vendos:

Vendi i 4-t në Dygarësh, duke tentuar deri në fund zonën e medaljeve.

151 kg – Rekord Kombëtar

181 kg – Rekord Kombëtar

332 kg – Rekord Kombëtar

187 kg – Rekord Kombëtar në Shtytje

338 kg – Rekord Kombëtar në Dygarësh

5 REKORDE KOMBËTARE në një nga kompeticionet më të rëndësishme sportive!

Këtë herë tentova zonën e medaljeve, por nuk ishte e shkruar të vinte medalja. Megjithatë, sporti më ka mësuar se jo çdo garë matet vetëm me medalje.

Ndonjëherë, fitorja është të dalësh në platformë, të luftosh deri në kilogramin e fundit dhe të tregosh se ende ke forcën dhe dëshirën për të shkruar histori.

Lojërat Mesdhetare kanë qenë një pjesë shumë e rëndësishme e rrugëtimit tim.

Në Pescara 2009: Medalje Ari

Medalje Argjendi

Përmirësim i Rekordeve Mesdhetare

Në Lojërat Mesdhetare në Algjeri: Medalje Argjendi

Në total, nga Lojërat Mesdhetare ku kam marrë pjesë:

1 Medalje Ari

2 Medalje Argjendi

Rekorde Mesdhetare

dhe tashmë 5 Rekorde Kombëtare në Taranto 2026

Pas kaq shumë vitesh në sport, vazhdoj të garoj me të njëjtin shpirt, të njëjtën dëshirë dhe të njëjtin flamur!

Medaljet janë pjesë e historisë...Rekordet janë pjesë e historisë. Por më e rëndësishmja është rrugëtimi, sakrifica dhe fakti që nuk u dorëzova kurrë.

Faleminderit familjes, miqve dhe të gjithë atyre që më kanë mbështetur ndër vite.

Flamuri Kuqezi mbi supe, zemra në platformë dhe gjithmonë përpara!

Poll

Lexo gjithashtu