Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Nga Manaj, Seferi e deri te Asani! Sulmuesit e Kombëtares e kanë nisur sezonin me “lumë” golash, “kartat” në duart e trajnerit Maran

Shkruar nga NEWSPORT
Nga Manaj, Seferi e deri te Asani! Sulmuesit e Kombëtares e kanë nisur
Ernest Muçi dhe Rey Manaj

Në fund të shtatorit, konkretisht në datat 26 dhe 29, Shqipëria do të luaj dy ndeshjet e Ligës së Kombeve, kundër Bjellorusisë dhe San Marinos.

Përsa i takon formës së sulmuesve të Kombëtares, disa prej tyre e kanë nisur sezonin e ri me “marshin e shtatë”. Në 5 ndeshje të luajtura me Sivasspor në kampionat, Rey Manaj numëron 5 gola, statistikë e “çmendur”.

Nuk mbetet pas as Taulent Seferi me Kayserispor, 4 finalizime në 4 prezenca, Liga e Parë e Turqisë. Moment të mirë po përjeton edhe Jasir Asani, (2 gola), sikurse Milrind Daku (1 gol e 2 asist).

Edhe pse Trabzonspor është mbushur me yje në përbërje, Ernest Muçi ka arritur të lërë “gjurmë” me 2 asiste. Do të jetë trajneri i Shqipërisë, Rolando Maran, ai që do vendos “veton” se kush do jenë prezentë në listë për duelet e shtatorit në Ligën e Kombeve.

Poll

Lexo gjithashtu