Kanë kaluar vetëm 2 javë nga nisja e sezonit të ri në Abissent Superiore dhe Partizani po “noton në ujëra të trubullta”. Vetëm 1 pikë me fat karshi Teutës dhe humbja befasuese kundër Laçit.
E paqartë se çfarë po ndodh me “Demat e Kuq”, aty ku kontigjenti është i plotë dhe vijnë pas fazës së mirë përgatitore. Deri tani, i vetmi element pozitiv te ekipi i drejtuar nga Florin Bratu është portieri Pano Qirko, i jashtëzakonshëm karshi Teutës.
Në javën e parë, kryeqytetasit nuk shkuan më shumë se barazimi 0 – 0, kurse ndaj kurbinasve goli i vetëm mbajti “firmën” e sulmuesit të afruar Altin Aliu.
Nëse marrim në konsideratën vlerën e Sidibe, Fadairo, Çelaj, Skuka, Toma, Bintsouka, Keko dhe Himallari, grumbullohet 1.4 milionë euro, e përkthyer me 0 gola.
Ndalesa e radhës për Partizanin është të shtunën ndaj Vllaznisë në “Loro Boriçi”, java e 3-të. Takim tepër i vështirë në “letër”, por një tjetër rezultat negativ te 17 herë kampionët e Shqipërisë do rriste presionin dhe pasigurinë në shumë drejtime.






