Briken Calja i bëri të gjithë krenar me paraqitjen e tij në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, pasi ia doli të fitonte medaljen e arit duke ngritur 154 kilogramë.
Një sukses i jashtëzakonshëm nga Calja që mbajti lart flamurin shqiptar në arenën ndërkombëtare. Pikërisht, peshëngritësi shqiptar ka zgjedhur që këtë moment historik ta ndajë me një postim në profilin në Facebook.
Ai shkruan për 17 vitet plot me sakrifica, beteja dhe momentet e vështira që prej se nisi këtë rrugëtim, duke përmendur mes rreshtash edhe rekordet së bashku me medaljet që ia ka dalë t'i fitojë, çaste që shënjuan karrierën e tij të lavdishme.
POSTIMI:
17 VITE MË PAS… HISTORI!
Në vitin 2009, vetëm 19 vjeç, debutova në Lojërat Mesdhetare dhe rrugëtimin tim e nisa me një medalje të argjendtë.
Sot, 17 vite më vonë, rikthehem përsëri në Lojërat Mesdhetare.
Dhe rikthehem me
Medalje Ari
Medalje Bronzi
5 Rekorde Mesdhetare
5 Rekorde Kombëtare
Nga argjendi i vitit 2009, te ARI në vitin 2026.
17 vite histori.
17 vite sakrifica, beteja, fitore dhe momente të vështira.
Por pas 17 vitesh, jam ende këtu. Ende në pedanë. Ende duke luftuar për Shqipërinë.
E nisa me medalje… dhe pas 17 vitesh u riktheva për të shkruar HISTORI.
1 Ari 1...Bronz...5 Rekorde Mesdhetare
Për Shqipërinë. Gjithmonë.






