Lorent Tolaj po bën “ligjin” me Bristol City në Championship të Anglisë. Pas vetëm 4 ndeshjesh me ekipin e ri, 24-vjeçari shqiptar grumbullon 1 gol dhe 1 asist, ndërsa në 2 takimet e fundit ka rezultuar përcaktues me kontributet e tij.
Që tani, Tolaj po “lanë” 4.7 milionë euro që pagoi Bristol City te Plymouth për “pykën” shqiptare. Kjo formë e mirë, i “prish planet” Kombëtares.
Pas kësaj forme bindëse, vigjilenca te kampi i Zvicrës dhe Kosovës është rritur ndjeshëm për qëndërsulmuesin. Lorent Tolaj ka të drejtë të zgjedh mes Zvicrës, Kosovës dhe Shqipërisë, por te kuqezinjtë, profili i 24-vjeçarit do bënte shumë punë, karakteristika lojtarësh që i kemi në “perëndim”, si Rey Manaj (29 vjeç) apo Mirlind Daku (28 vjeç).
Nëse lojtari në fjalë vazhdon të mbaj formën e mirë, apo të ketë evoluim akoma më të gjerë, gara mes këtij “trekëndëshi” përfaqësuesesh do të bëhej më e “nxehtë”.






