Lautaro Martinez zgjodhi të qëndrojë tek Interi, pavarësisht interesimit që tregoi Barcelona gjatë kësaj merkatoje të verës.
Sulmuesi argjentinas ishte në listën e dëshirave të klubit katalanas për të zëvendësuar Robert Lewandowskin, shtuar këtu edhe pamundësinë për të blerë Julian Alvarez nga Atletico Madrid.
Vetë Martinez ka zgjedhur të flasë për këtë mundësi transferimi, duke shprehur vlerësime të mëdha drejt Barcelonës për interesimin ndaj tij, mirëpo lojtari e kishte të qartë në kokën e tij se nuk do të lëvizte prej “San Siros”.
“Lajmet që më lidhnin me një kalim te Barcelona më bënë të ndihesha krenar. Doja të qëndroja këtu, kjo ishte dëshira ime e vetme, të rrija tek Interi. E dua këtë klub, njerëzit këtu, tifozët. Do qëndroj për sa kohë ata më duan”, ishin fjalët e sulmuesit Martinez.






