Erkand Qerimaj bëri debutimin e tij ditën e sotme në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”. Peshëngritësi shqiptar përfaqësoi vendin tonë në kategorinë e peshave 84 kilogramë.
Qerimaj realizoi 151 kilogramë në stilin e shkëputjes, duke u pozicionuar i pesti në renditjee, ndërsa në shtytje arriti 187 kilogramë në provën e dytë. Në provën e tretë, ai tentoi të ngrinte 192 kilogramë, çfarë do t’i jepte atij mundësinë të fitonte së paku medaljen e bronztë, por nuk ia doli këtij qëllimi.
Sakaq, kujtojmë se në këto gara ia ka dalë të fitojë medaljen e artë Briken Calja. Peshëngritësi tjetër shqiptar kaloi me sukses të tre provat duke ngritur lart flamurin shqiptar, ndërsa të njëjtin sukses kanë arritur edhe Islam Dudaev, Zelimkhan Abakarov dhe Ardit Zeneli.






