Falë Rey Manajt, Sivasspor ia doli të dalë me pikë nga përballja me Mardin 1969, ndeshje e vlefshme për javën e pestë të Ligës së Parë turke.
Sulmuesi shqiptar shënoi dy herë, respektivisht në minutën e 62-të nga pika e bardhë dhe të dytin personal në të 71-tin, shërbyer saktë nga shoku i skuadrës Burak Kapacak.
Pas këtij dygolëshi, Rey Manaj ka zgjedhur të reagojë përmes një postimi në Instagram, duke shprehur falënderime ndaj të gjithëve që ishin në stadium, ndërsa e zhvendosi fokusin tek përballja e së dielës.
“Faleminderit të gjithëve që ishit prezent. Tashmë le të fokusohemi tek e diela, për të marrë fitoren”, ka shkruar Manaj.
Me dy golat e shënuar në këtë përballje, Rey Manaj shkoi në kuotën e 5 të tillëve, çfarë konfirmon edhe formën e tij mbresëlënëse në Turqi.
View this post on Instagram






