Lajmet e fundit
Sot në Times Square, në Manhattan të New Yorkut, do të shfaqet mesazhi në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së.
Billbordi, i realizuar nga Shpend Gjocaj, mbart mesazhin “Liri për Çlirimtarët” dhe do të vendoset në një nga hapësirat më të frekuentuara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, transmeton Klankosova.tv.
Në emisionin “Info Magazine”, Gjocaj deklaroi se motivi dhe qëllimi i këtij aktiviteti ishte solidarizimi me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.
Kujtojmë se më 16 shtator do të shpallet aktgjykimi ndaj katërshes së UÇK-së.