Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Dy persona shënjestrojnë shqiptarin në orët e para të mëngjesit, e qëllojnë me disa plumba dhe zhduken me vrap nga vendngjarja (DETAJE)

Shkruar nga Newsbomb
Dy persona shënjestrojnë shqiptarin në orët e para të
Foto ilustruese: Policia greke

Disa të shtëna me armë zjarri kanë tronditur mëngjesin e kësaj të hëne Patisia, ku dy persona raportohet se kanë qëlluar në drejtim të një 55-vjeçari shqiptar, duke e lënë atë të plagosur. Sipas mediave vendase, incidenti i përgjakshëm ndodhi pak para orës 5 të mëngjesit, kur dy burra që udhëtonin me motoçikletë iu afruan burrit në kryqëzimin e rrugëve Vroutou dhe Themou Anninou dhe qëlluan drejt tij.

Për rrjedhojë mësohet se 55-vjeçari shqiptar është plagosur në gjymtyrët e poshtme, ndërsa autorët janë larguar me vrap. I plagosuri është transportuar menjëherë me ambulancën e EKAB-së, e cila e ka transportuar atë në spitalin "Georgios Gennimatas" .

Në vendngjarje kanë dalë menjëherë efektivët vendas të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Teksa hetimet vijojnë raportohet se deri më tani janë gjetur 3 gëzhoja në vendngjarje. Ndërsa identifikimi i shqiptarit të plagosur nuk është bërë akoma.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese