KËRKESAT E IZRAELIT NDAJ SIRISË: DORËZIM I PLOTË NDAJ IZRAELIT

Ibrahim Majed

Një dokument i rrjedhur, i cili raportohet se i është dorëzuar Ministrit të Jashtëm sirian Asaad al-Shibani nga shefi i Mossad-it, David Barnea, paraqet ato që janë kërkesat e Izraelit ndaj Sirisë:

1. Çelja e një Ambasade Izraelite në Damask dhe e një Konsullate në Alepo.

2. Çelja e një pikëkalimi nga Daraa jugore drejt Suwayda-s (“Korridori i Davidit”), duke lidhur Palestinën e pushtuar veriore drejtpërdrejt me rajonin kurd në Sirinë veriore.

3. Krijimi i një zone sigurie me thellësi 40 deri në 50 kilometra brenda Sirisë, e administruar drejtpërdrejt nga Izraeli sa i përket sigurisë dhe policimit.

4. Siria merr përsipër ta kufizojë ushtrinë e saj në jo më shumë se 30,000 personel, duke vepruar thjesht si një forcë e sigurisë së brendshme e modeluar sipas Autoritetit Paleestinez në Bregun Perëndimor.

5. Krijimi i Suwayda-s si një rajon autonom federal i lidhur drejtpërdrejt me zonën e sigurisë në zonën rurale të Daraa-s.

6. Lejimi i forcave izraelite për të kryer ndërhyrje ushtarake në territorin sirian sa herë që shfaqet një kërcënim apo incident sigurie.

7. Siria merr përsipër të dëbojë të gjitha fraksionet palestineze dhe të ekstradojë udhëheqësinë e tyre.

8. Siria merr përsipër t’u japë shtetësinë siriane të gjithë refugjatëve palestinezë në territorin e saj, duke hequr dorë përgjithmonë nga të gjitha kërkesat për të ashtuquajturën “E drejtë e Kthimit”.

9. Siria merr përsipër të fshijë nga të gjitha kurrikulat arsimore çdo përmendje të Palestinës.

10. Siria merr përsipër të emërojë z. Eid (Shmantob Bachour), kreun e komunitetit meorigjinë çifute në Damask, në Kuvendin Popullor, duke e zgjeruar përfaqësimin e komunitetit çifut në pesë vende pasi të arrijë vala e parë e të kthyerve nga SHBA-ja.

11. Siria merr përsipër të sigurojë pesë posta ushtarake në Alepon veriore dhe Latakinë veriore për të shërbyer si pika vëzhgimi me radar për forcat izraelite.

12. Siria merr përsipër të mos ndërtojë asnjë aeroport, forcë ajrore apo sistem mbrojtjeje ajrore, duke përdorur rreptësisht vetëm helikopterë spërkatës dhe pista bujqësore.

13. Siria merr përsipër të ndalojë Partitë Politike të krijuara mbi baza kombëtare ose fetare dhe të luftojë ekstremizmin fetar.

14. Siria merr përsipër të miratojë legjislacion që ndëshkon këdo që synon çifutët apo Izraelin, i miratuar ya si ligj i posaçëm ose si amendament i Kodit Penal për të ndjekur penalisht antisemitizmin.

15. Siria merr përsipër të dëmshpërblejë çifutët sirianë për pronat në Qamishli, Damask, Jobar dhe në lagjet Jamilia e Ashrafieh të Alepos, duke ia kthyer pronat e administruara më parë nga Albert Qamoo udhëheqësit të tanishëm Eid Bachour së bashku me Henri Hamra.

16. Siria merr përsipër t’u bashkohet Marëveshjeve të Abrahamit brenda dy viteve dhe të ndërtojë një shoqëri demokratike.

Ky dokument i rrjedhur e bën krejtësisht të qartë se pse Ahmed al-Sharaa (Abu Mohammad al-Joulani) u vendos në pushtet: për të çmontuar në mënyrë sistematike kapacitetet ushtarake të shtetit sirian dhe për t’ia dorëzuar tërësisht sovranitetin e tij kombëtar Izraelit.

Duke i shndërruar forcat e armatosura në një organ të vogël policor, duke dorëzuar korridoret kufitare, duke lejuar ndërhyrje ushtarake të huaja pa kufizim dhe duke fshirë zotimet historike të Sirisë, udhëheqja e tanishme po kryen dorëzimin e plotë të Sirisë./X

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne