38 ditë protestë/ Qytetarët e Divjakës, kundër shkrirjes së bashkive
Banorët e Divjakës kanë zhvilluar mbrëmjen e sotme protest...

Teksa zjarret këtë verë kanë shkrumbuar dhjetëra hektarë pyje dhe kullota në të gjithë vendin duke krijuar dëme që llogariten ne miliarda lekë, bashkitë dhe pushteti vendor nuk arriti të investojë dhe të përdorë edhe ato pak fonde që kanë në dispozicion.
Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se vetëm 23 bashki kanë përllogaritur në buxhetet e tyre fonde për mbrojtjen nga zjarri me një vlerë totale rreth 729.6 milionë lekë për këtë vit.
Teksa shpenzimet faktike deri në fund të qershorit ishin vetëm 75.7 milionë lekë me një nivel realizimi prej vetëm 10.4% të fondeve të programuara.
Nga 23 bashki që kishin të parashikuara investime në programin e mbrojtjes nga zjarri dhe mbrojtjes civile, vetëm 11 kishin regjistruar shpenzime deri në qershor, ndërsa 12 të tjera nuk kishin realizuar ende asnjë pagesë, sipas të dhënave zyrtare.
Diferenca më e madhe mes fondeve të parashikuara dhe realizimit vihet re në Bashkinë e Tiranës. Kryeqyteti ka rreth 356.8 milionë lekë të programuara, ose pothuajse gjysmën e të gjithë fondit të 23 bashkive të marra së bashku.
Por deri në fund të qershorit, shpenzimet faktike të Tiranës ishin vetëm 164.9 mijë lekë, duke e çuar realizimin në rreth 0.05% të buxhetit total.
Edhe Bashkia e Durrësit, e dyta ndër bashkitë e mëdha për fondet e programuara në këtë sektor, kishte rreth 104 milionë lekë buxhet, por deri në qershor nuk rezultonte të kishte realizuar asnjë shpenzim.
Vetëm Tirana dhe Durrësi përqendrojnë mbi 63% të të gjitha fondeve të programuara nga 23 bashkitë, ndërsa së bashku deri në qershor kishin shpenzuar vetëm rreth 165 mijë lekë. Kjo ndikon ndjeshëm në nivelin e ulët të realizimit në shkallë vendi.
Në kahun tjetër, Himara kryeson për vlerën e shpenzimeve faktike. Bashkia kishte realizuar 46.8 milionë lekë, nga 143.8 milionë lekë të programuara, ose rreth 32.5% të fondit. Pothuajse e gjithë shuma e realizuar nga Himara lidhet me blerjen e një automjeti zjarrfikës, me vlerë 46.8 milionë lekë, projekt që rezulton i paguar në masën 100%.
Pas Himarës renditet Pusteci, me rreth 10.8 milionë lekë shpenzime nga 18.9 milionë lekë të parashikuara. Pjesa kryesore lidhet me blerjen e një mjeti për shërbimin e MZSH-së.
Kukësi kishte një nga nivelet më të larta të realizimit. Nga 8.46 milionë lekë të programuara, ishin shpenzuar rreth 8.44 milionë lekë, ose 99.7%. Rreth 7 milionë lekë janë përdorur për blerjen e një automjeti zjarrfikës.
Edhe Librazhdi kishte realizuar praktikisht të gjithë fondin prej rreth 4.55 milionë lekësh, ndonëse pjesa më e madhe e tij lidhet me ndërhyrje të mbrojtjes civile dhe jo drejtpërdrejt me pajisje zjarrfikëse.
Në total, vetëm Himara, Pusteci dhe Kukësi përbëjnë rreth 87% të të gjitha shpenzimeve faktike të evidentuara deri në qershor për 23 bashkitë.
Ndërkohë, përveç Durrësit, nuk rezultonin ende shpenzime në bashki si Kavaja, Kruja, Vlora, Bulqiza, Malësia e Madhe, Gramshi, Puka, Përrenjasi, Këlcyra dhe Dropulli, megjithëse në buxhet kishin fonde të parashikuara për këtë program.
Të dhënat i referohen situatës deri në fund të qershorit 2026, ndaj ato tregojnë ecurinë e realizimit në gjysmën e parë të vitit dhe jo rezultatin përfundimtar të shpenzimeve vjetore. /Monitor
Banorët e Divjakës kanë zhvilluar mbrëmjen e sotme protest...
Zjarri në masivin pyjor të Tërbunit në Pukë po përhapet, n...
Ministria e Mbrojtjes ka dhënë përditësime lidhur me situa...
Trafik i rënduar raportohet në autostradën Fier-Lushnje. S...
Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho do të ...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka bërë...
Mbahet sot protesta e 99 kundër qeverisë, ku kërkohet dorë...
Një vatër zjarri është aktivizuar ditën e sorme në mas...
Edhe pse sezoni veror ka përfunduar, radhët e automjeteve ...
Katër vatra janë aktivizuar në pyllin e Semanit, pranë gry...
Biznesmeni Luan Muça ka reaguar lidhur me konfliktin e arm...
Gjykata e Vlorës ka dhënë masat e sigurisë për personat e ...
Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit...
Teatri “Skampa” në Elbasan dhe drejtuesi i tij, K.K., janë...
Arrestimi i bujshëm i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Vel...
Vijon prej 385 ditësh mashtrimi publik nga kryebashkiaku i...
Nëse Shqipëria do ta gjykonte sezonin turistik vetëm nga f...
Muaji shtator shënon nisjen e sezonit të ri televiziv. Pë...
Ministria e Mbrojtjes ka ndarë një përditësim mbi situatën...
Protestuesit e grumbulluar këtë të shtunë në organizmin e ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, vijon t...
Aktivistja Arilda Lleshi ka ndarë sot një akuzë të rëndë n...
Një masakër mjedisore po ndodh në Urën e Gjolës në Fushë-K...
Pranë redaksisë së CNA ka mbërritur nga burime konfidencia...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur, mbrëmjen e djeshme te zo...
Policia e Tiranës ka zhvilluar disa kontrolle të përqendru...
Kapen dhe ndalohen 20 shtetas në Sarandë, si pjesë e opera...
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, si rezultat ...
Edhe për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet ...
Këtë të diel, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kusht...
Ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kusht...
Shkencëtarët dhe studiuesit spanjollë përpiluan të dhëna n...
Alternativa për Gjermaninë (AfD) ka korrur një fitore vend...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se pre...
Janë mbyllur qendrat e votimit në shtetin lindor gjerm...
Kryetari i Parlamentit të Iranit, Mohammad Baqer Qalibaf, ...
“Shqipëria ka qenë toka e njeriut të lirë... e njeriut të ...
Unë nuk kam lindur në Val. Por jam nga Vali. Nga Vali i Ma...
Patriarku Ekumenik Bartolomeu bëri thirrje për një ndryshi...
Pogradeci është kthyer edhe këtë vit në një pikë takimi pë...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 78.4 lekë dhe s...
Një kredi mund të duket e përballueshme në reklamë dhe të ...
Një familje paguan 500 euro qira çdo muaj dhe ndihet sikur...
Paga hyn në llogari dhe, për shumë familje, del pothuajse ...