E-TJERA

Përplasen dy makina në Rrethrrotullimin e Levanit, humb jetën një person

aksidenti.jpg

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është shënuar mëngjesin e sotëm në autostradën Levan-Tepelenë, pranë vendit të quajtur “Rrethrrotullimi i Levanit”.

Dy automjete, një “Audi” dhe një “Benz”, janë përplasur me njëri-tjetrin dhe si pasojë, ka humbur jetën drejtuesi i “Audit”.

Nga aksidenti janë raportuar edhe persona të plagosur që udhëtonin në automjetin tip “Benz”, ndërsa drejtuesi i këtij mjeti ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur punën për përcaktimin e plotë të rrethanave dhe dinamikës së përplasjes.

Paraprakisht, dyshohet se shpejtësia tej normave të lejuara mund të ketë qenë një nga shkaqet e aksidentit, duke e bërë të vështirë manovrimin e automjeteve.

Megjithatë, shkaku i saktë do të përcaktohet në përfundim të hetimeve.

Të fundit