Nga Elvira Zeneli
Gjyshi Gimi kishte disa ditê që rrinte brenda dhe nuk dilte nga qê ishte pak paqejf (i sëmurë).
Por shërimi i tij ishin nipërit dhe mbesa. Ato bisedonin dhe ai i pyeste për shkollën, shoqërinê dhe si e kalonin me mēsuesit. Mirêpo, pak më shumë i lidhur me gjyshin ishte Lisi.
Meqê ështê verë dhe pushimet nuk kanë mbaruar, ai shkon tek gjyshi qê nê mêngjes pa filluar mirë vapa.
Hej, gjysh – thirri Lisi nga poshtê pallatit.
Gjyshi Gimi, e njohu menjëherê zêrin e nipit tê tij.
Erdhi çamarroku, foli gjyshi me vete.
Nëna Ina e cila po pregatiste mëngjesin, doli menjëherë në ballkon.
Lisi, loçkê e nënës, ngjitu lart sa të bëhet gati gjyshi, e tê hamê pak mëngjes.
- Erdha, nënē.
- Hè mo gjysh, shiko si dukesh si djalë i ri, e ngacmoi, Lisi.
- Po, i ri jam derisa dalim çdo ditê bashkë dhe luajmë.
- Duke biseduar, Lisi i tregon gjyshit dhe nënës, që çdo mëngjes, një e moshuar dilte me një fshesë në dorë dhe pastronte trotuarin para shtëpisë. Madje murin rrethues e lyente shpesh me gêlqere ngaqê macet e lagjes ngjiteshin dhe e bēnin pis me këmbët e tyre. Ajo nuk fliste shumë, por gjithmonë kishte një buzëqeshje shumë tê ëmbël për këdo që kalonte.
- Shumica e njerëzve nxitonin për në punë dhe nuk e shihnin e nuk i kushtonin rëndësi.
Lisi si fëmijë shumë i kujdesshëm, vure re një ditë, që e moshuara ndihmoi një mace të vogël të dilte nga ana tjetër e rrugës. - E shikon, i tha gjyshi Agim, se mirësia nuk do fjalë të mëdha, por vepra të vogla.
O gjysh, po pas disa vitesh ajo do jetë shumë e plakur dhe nuk mundet më, të dalë nga shtëpia. Dimri tek ne është shumë i ftohtë. Njerëzit do e harrojnë punën e saj.
Mos e harro ti Lisi, kujtohu pêr të dhe ndihmoje. - Lisi u përhumb nê mendime.
Vitet kalonin dhe Lisi tashmë ishte rritur.
Një ditë dimri me borë, e moshuara hapi derën dhe pa se dikush kishte pastruar gjithë dëborën para pragut të saj.
Mirēpo pranë derës kishte edhe një filxhan qumështi të ngrohtë dhe një letër të vogël.
Nga dritarja, ajo pa Lisin, tani i rritur, që i buzëqeshi dhe ia bëri me dorë.
Mirësia nuk humbet kurrë. Ajo udhëton nëpër zemra dhe kthehet te ne kur dielli ynë ka nevojë për ngrohtësi. - Këto ishin fjalët qê gjyshi Agim i kishte thënê nipit të tij Lisit.

































